Kronika 19 April 2025, 15:51 Nga VNA

Zbardhen detaje të reja për vrasjen e Egli Progës në Pogradec, arrestohet personi i pestë i përfshirë në ngjarje

Ndaje në Whatsapp
Zbardhen detaje të reja për vrasjen e Egli Progës në

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Andi Shkullakun, duke e çuar në pesë numrin e personave të arrestuar në lidhje me vrasjen e Egli Progës, ngjarje që tronditi qytetin e Pogradecit disa muaj më parë.

Andi Shkullaku u ndalua tre ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Korçës, nën akuzën e moskallëzimit të krimit. Sipas hetimeve paraprake, ai ka qenë i pranishëm në momentin e ngjarjes kur Egli Proga u dhunua për vdekje, por më pas është larguar pa dhënë deklaratë në polici.

Për vrasjen e të riut janë vënë në pranga: Denis Meçe, Leonidha Guçe, Voltan Shkullaku, Arjan Manellari dhe së fundi, Andi Shkullaku.

Prokuroria e Korçës, pas administrimit të provave të reja dhe analizës së pamjeve filmike të siguruara nga serverat e kamerave të sigurisë në zonë, pritet të bëjë ndryshim të akuzave për të paktën dy nga të arrestuarit. Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se Leonidha Guçe do të hetohet tashmë për “vrasje me dashje”.

Kujtojmë se Guçe u akuzua si autor i ngjarjes që ditën e parë nga motra e viktimës. Dëshmia e saj, e mbështetur më vonë edhe nga deklarimi i Andi Shkullakut dhe provat e administruara nga kamerat e sigurisë, ka luajtur një rol të rëndësishëm në thellimin e hetimeve.

Prokuroria njofton se brenda javës së ardhshme do të përfundojë komunikimin e akuzave të reja dhe do ta çojë dosjen në gjykatë për seancën paraprake. Burime nga organi i akuzës thonë gjithashtu se motra e viktimës ka qenë një nga nxitëset kryesore të hetimit, duke ofruar informacione dhe kërkuar thellimin e pistave të ndryshme që, në vijim, janë kthyer në prova konkrete për zbardhjen e ngjarjes.

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme