Kronika 19 April 2025, 11:25 Nga VNA

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, policia kontrollon kundërshtarët e të birit, Roan Brahimi

Ndaje në Whatsapp
Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, policia kontrollon kundërshtarët e

Vrasja e Gjovalin Prendit në fshatin Pllanë të Lezhës ka detyruar policinë të rihapë dosje të vjetra, në të cilat dyshohej të ishte i përfshirë djali i tij, Roan Brahimi, i ekzekutuar një vit më parë në Athinë. Si pjesë e hetimeve, policia ka kryer kontrolle në banesat e kundërshtarëve të tij të përbetuar.

Burime policore bëjnë me dije se kontrollet janë ushtruar në banesat e fisit Reçi në Mirditë, ku dyshohet se Roan Brahimi (i njohur edhe si Sidorel Prendi) ka qenë në përplasje, pasi më herët kishte vepruar për llogari të fisit rival, Gjini.

Kontrolle janë kryer edhe në banesat e familjarëve të Ervis Martinajt, edhe pse ky i fundit rezulton i zhdukur prej tre vitesh. Përplasjet mes tyre ishin të njohura, dhe Roan Brahimi ishte një nga të dyshuarit për atentatin ndaj Brilant Martinajt në Fushë-Krujë, si dhe për sulmin ndaj Ylli Brahjas, i njohur si “truri financiar” i perandorisë së kumarit. Edhe pse Brahja ishte kushëri i gruas së Brahimit, dyshohet se ky i fundit e ka sulmuar, duke e plagosur rëndë dhe duke vrarë gabimisht Klisman Preçin.

Kontrolleve nuk u shpëtoi as Ardian Gjeloshi, i cili kishte mbijetuar një atentat në biznesin e tij në Gurëz të Kurbinit, ku u vra ekonomisti Selman Mihana. Një nga ekzekutorët dyshohet të ketë qenë Roan Brahimi, ndonëse kurrë nuk u akuzua zyrtarisht.

Një tjetër ndalesë e policisë ishte në fshatin Larush të Fushë-Krujës, pranë familjes Bejtja, pasi kunati i Roan Brahimit, Ilir Beqaraj, akuzohet për vrasjen e Gentjan Bejtjas – ngjarje ku dyshohet se ka marrë pjesë edhe vetë Brahimi.

Lista e krimeve për të cilat dyshohet Roan Brahimi mendohet të jetë e gjatë. Për këtë arsye, policia ka ngritur disa pista për të zbardhur vrasjen e babait të tij, 64-vjeçarit Gjovalin Prendi. Ky i fundit u përcoll për në banesën e fundit të shtunën, në fshatin Pllanë të Lezhës.

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme