Kronika 17 April 2025, 21:19 Nga VNA

"U dënuan sikur vodhën një pulë!"/ Lala për aferën e inceneratorit: Miliona në offshore, peshku i madh mbeti Koka...

Ndaje në Whatsapp
"U dënuan sikur vodhën një pulë!"/ Lala për

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për dënimin e disa zyrtarëve për aferën e inceneratorit të Tiranës.

Lala tha se nuk u hetuan peshqit e mëdhenj të aferës, ndërkohë që sot jemi në emergjencë mjedisore dhe se inertet po depozitohen nëpër lumenj.

"Janë miliona euro të hedhura dëm, incenerator nuk ka. Jemi në emergjencë mjedisore. Agjencia e pasurive të sekuestruar ka informuar se duhet bërë ndarja në burim e mbetjeve sepse nuk ka vend. Ndërkohë që dënohen shtatë vetë, sikur të vidhnin një pulë, jo që janë shpenzuar miliona euro, ndërkohë një pjese prej tyre iu shua masa, problemi bëhet më i rëndë sepse vijon edhe sot afera korruptive.

Dilni në lumenjtë rreth e rrotull Tiranës dhe me dakordësinë e policisë Bashkia po hedhin inertet. Dherat nuk depozitohen në landfill sepse nuk ka kapacitet, po ndosin shtratet e lumenjve. Duhet hetim emergjent.

Nuk ka përgjigje se kush është kreu i aferës. Lefter Koka nuk kishte mundësi të jepte 3 koncesione, pa bashkëpunimin dhe dakordësinë e ministrave të tjerë, deri te kryeministri.

Emërimi i Kokës si peshku i madh është minus i madh që i shkon prokurorisë dhe gjykatës.

Është dosje e pahetuar. Duhej hetuar si grup i strukturuar dhe të zbardhej. Kemi dhjetë procese. Mërtirin dhe Zoton në kërkim, kemi një sërë personazhesh në kërkim, zyratarë të ministrive duke u gjykuar me procese të zakonshme, dhjetëra fraksione.

Nuk janë dënuar dhe marrë përgjegjësi penale kokat që e ideuan dhe vodhën paratë dhe i çuan në offshore. Nuk ka as incenerator. Për t'u ndërtuar incenerator duhen po aq para sa janë vjedhur, pra do të shkojë dora më thellë në xhepat e shqiptarëve. Mjafton të shkosh në Sharrë dhe mali i plehrave është i tmerrshëm", tha Lala.

 

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme