Kronika 19 Prill 2025, 15:02 Nga VNA

Avokati i familjes së shqiptares të vrarë në Itali, dyshime se ndihmoi edhe mamaja e Samson

Ndaje në Whatsapp
Avokati i familjes së shqiptares të vrarë në Itali, dyshime

Mamaja e autorit ka deklaruar në prokurori momentet e para pasi i riu kishte qëlluar për vdekje me thikë vajzën. "Nuk ishte ai. Fytyra e tij ishte e kuqe, ai dridhej fort, duke më tmerruar. Më tha: ‘Nuk kam fjetur, nuk kam ngrënë...’, si i pushtuar nga një demon. U frikësova se mos më bënte keq edhe mua”, kështu ka dëshmuar Nors Man Lapaz, gjatë marrjes në pyetje më 7 prill. Gruaja është nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e trupit. Mediet italianë kanë zbuluar dëshmi të reja mbi vrasjen e 22-vjeçares Ilaria Sula nga i dashuri i saj. Sipas dëshmisë së saj, më 26 mars në apartamentin në lagjen “afrikane”, ajo kishte parë Ilaria Sula me fytyrë nga toka. I thashë: ‘Çfarë bëre, bir?’ Ai m’u përgjigj në filipinase: ‘Nëse nuk e bëja unë, më vrisnin mua’, sikur të donte të thoshte se në vend të saj do të vdiste ai”, rrëfeu ajo. Sipas Prokurorisë së Romës, gruaja ka luajtur një rol “aktiv” në pastrimin e dhomës pas vrasjes. Trupi i Ilaria Sulës më pas u fut në një valixhe që Samson e hodhi në një greminë në Capranica Prenestina, rreth 40 kilometra nga Roma. Nëna e Samson tha para hetuesve se kishte dëgjuar çiftin të zihej atë mëngjes. “Të dy flisnin me zë të lartë, më shumë ajo se ai. U shqetësova sepse zakonisht flasin me zë të ulët kur janë me ne,” tregoi ajo. Sipas saj, Samson shkoi në dhomën e saj dhe pyeti: “Mami, kemi një valixhe të madhe?” Ajo ia tregoi vendin dhe ai e mori. Më vonë ai shkoi në kuzhinë dhe mori një qese. Pastaj më kërkoi një përqafim dhe unë e përqafova. Ai nuk deshi ta njoftonte babanë e tij,” përfundon rrëfimi i nënës së të riut që po përballet me akuzën për vrasje me paramendim.

Video

Kryeministri Rama ka qenë sot në Vlorë, ku është takuar me deputetët e zonës dhe kryetaren e bashkisë. Pamjet e siguruara nga VNA flasin qartë për nota nervozizmi në bisedën mes tyre, në dalje të një lokali ku u zhvillua takimi.

Direkt nga New York, Ora e Përrallës nga Shëndetësia… Si i bindim të rinjtë të kthehen në Shqipëri

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë civilë nga rrënojat pasi një valë e re sulmesh ajrore nga SHBA dhe Izraeli goditi një lagje në kryeqytetin e Iranit, Teheran.  Videoja më poshtë tregon momentet e shpëtimit të civilëve nga ekipet e emergjencës pas bombardimeve në Teheran.

Poezia e parë e kilometrit të fundit

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme