Rajoni 25 July 2026, 13:12 Nga VNA

Vuçiç sulmon aleancën rajonale dhe u lë mesazh ushtarëve: Kosova është e jona dhe duhet mbrojtur

Ndaje në Whatsapp

vdffdfdfvd.jpg

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka përsëritur pretendimin se Kosova është pjesë e Serbisë, ndërsa u ka dërguar një mesazh kadetëve të rinj të Forcave të Armatosura serbe gjatë ceremonisë së diplomimit të tyre në kazermën “Gjenerali Jovan Mishkoviq” në Banjicë.

“Kosova është pjesë e atdheut tonë, pjesë e Serbisë sonë, si sipas Kushtetutës ashtu edhe sipas drejtësisë së Zotit. Ne duhet ta kujtojmë këtë dhe ta mbrojmë atë shenjtëri, pa prekur askënd, pa sulmuar askënd dhe pa kërcënuar askënd”, deklaroi Vuçiç.

Gjatë fjalës së tij, presidenti serb sulmoi sërish marrëveshjen e bashkëpunimit ushtarak mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, duke pretenduar se ajo është e drejtuar kundër Serbisë.

“Ata po formojnë aleanca kundër nesh në rajon. Ne i kemi kuptuar këto lëvizje dhe kemi filluar të bëjmë atë që është e nevojshme. Në një kohë kur e drejta ndërkombëtare nuk po respektohet dhe Karta e OKB-së nuk po zbatohet, ju jeni garantuesit e sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve të Serbisë. Ju presin ditë me përgjegjësi të madhe dhe sfida edhe më të vështira. Për këtë jeni trajnuar”, u shpreh ai.

Vuçiç theksoi gjithashtu se ushtria serbe është forcuar ndjeshëm me armatime të reja, duke pretenduar se kapacitetet e saj nuk krahasohen me ato të vendeve të tjera të rajonit.

Në fund të ceremonisë, presidenti serb nderoi kadetët më të dalluar të Akademisë Ushtarake, duke u dorëzuar shpatat e oficerëve me dedikim.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme