Rajoni 18 July 2026, 21:58 Nga VNA

Kosova drejt zgjedhjeve të reja? Afati kushtetues po ecën, partitë ende pa marrëveshje

Ndaje në Whatsapp
Kosova drejt zgjedhjeve të reja? Afati kushtetues po ecën,

Derisa afati kushtetues po ecën, Kosova mbetet në një fazë pasigurie politike rreth formimit të institucioneve të reja.

Diskutimet e deritanishme nuk kanë sjellë asnjë epilog, ndërkaq seanca për konstituimin e Kuvendit pritet të thirret pas dy javësh.

Pezullimi i diskutimeve nga LDK dhe përplasjet e brendshme në këtë subjekt, sipas njohësve të fushës kanë shtuar pasigurinë rreth sigurimit të shumicës së nevojshme për zgjedhjen e presidentit.

Analistët vlerësojnë se roli i PDK-së mund të jetë vendimtar në këtë fazë. Sipas Sadik Zeqirit, pas përçarjeve në LDK ka dilema nëse të gjithë 18 deputetët e këtij subjekti do të jenë të gatshëm të votojnë për presidentin e ri.

“Nëse nuk ka bisedime me PDK-në, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje. LDK nuk i ka votat 18 votat e garantuara 18 për kandidatin për president”, tha Zeqiri për RTK.

Edhe sipas analistes, Fatime Hajdari, zhvillimet e fundit në LDK e kanë thelluar krizën politike në vend.

“LDK nuk ka pasur siguri të brendshme në kontrollimin e votës, se sa vota i ka në një bashkëpunim politik. Ata duhet të kenë qartësi. Këto parti politike duhet të kenë përgjegjësi dhe obligim për të bashkëpunuar me njëra - tjetrën”, Hajdari.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu tha të premten se në fillim të gushtit do të thirret seanca konstituive e Kuvendit.

Nga Qeveria e Kosovës i kanë thënë RTK-së se shpresojnë që opozita nuk do të barrikadohet kundër dhe vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Pas takimit të fundit, nga Partia Demokratike e Kosovës kanë thënë se do të qëndrojnë në opozitë, ndërsa LDK ka ndërprerë bisedimet, duke krijuar pasiguri se si do të vazhdohet tutje në formimin e institucioneve të reja.  Telegrafi.com 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme