Rajoni 17 July 2026, 18:32 Nga VNA

Harry Bajraktari letër Marco Rubios: Rishqyrtoni mbështetjen e SHBA-së për Gjykatën Speciale 

Ndaje në Whatsapp

Aktivisti shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari ka njoftuar se i ka dërguar një letër Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, duke i kërkuar që Shtetet e Bashkuara të rishqyrtojnë mbështetjen e tyre për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Sipas Bajraktarit, kërkesa vjen pas nismës së Rubios për të kundërshtuar gjykatat ndërkombëtare që, sipas tij, tejkalojnë mandatin e tyre, bëhen të politizuara dhe cenojnë sovranitetin e shteteve.

"Përvoja e Kosovës me Gjykatën Speciale duhet të përfshihet në këtë nismë. Drejtësia kurrë nuk duhet të jetë selektive, politike apo mekanizëm për ta rishkruar historinë", shkroi Bajraktari.

Në postimin e tij, ai thekson se i ka kërkuar kryediplomatit amerikan të shqyrtojë rolin dhe mbështetjen e SHBA-së ndaj Gjykatës Speciale, duke argumentuar se drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe të mos përdoret për qëllime politike.

Postimi plotë 

Dje i kam dërguar një letër Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, me kërkesën që Shtetet e Bashkuara të rishqyrtojnë mbështetjen e tyre për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë                     

Këtë letër e dërgova pas nismës së Sekretarit Rubio për të kundërshtuar gjykatat ndërkombëtare që tejkalojnë mandatin e tyre, bëhen të papërgjegjshme, të politizuara dhe burokratike, duke cenuar sovranitetin, besimin publik dhe të vërtetën historike.

Përvoja e Kosovës me Gjykatën Speciale duhet të përfshihet në këtë nismë. Drejtësia kurrë nuk duhet të jetë selektive, politike apo mekanizëm për ta rishkruar historinë.

Zoti e bekoftë Amerikën. Zoti e bekoftë Kosovën dhe mbarë popullin shqiptar.

 

Screenshot_1.jpg

749286930_1588700045942862_5935679138299686208_n.jpg

 

 

748811593_916791921452970_4404587414084702304_n.jpg

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme