Kronika 4 June 2025, 18:25 Nga VNA

Vrasja e "Kinezit", i penduari Artan Tafani: Laert Haxhiu donte të vriste Mermalin sepse ishte i Aldo Bares. Detaje tronditëse nga krimi

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e "Kinezit", i penduari Artan Tafani: Laert Haxhiu donte

Artan Tafani, i penduari i drejtësisë që ka zbuluar krimet e kryera nga banda e Laert Haxhiut, ka rrëfyer edhe për vrasjen e Elton Mermalit, i njohur edhe si Alban Semaku.

Sipas dëshmisë së tij, Mermali u ekzekutua për motive hakmarrjeje, pasi kishte qenë pjesë e bandës së Aldo Bares. Laert Haxhiu, i konsideruar si një nga kundërshtarët e përbetuar të kësaj bande, dyshohet se urdhëroi vrasjen. Ndërkohë, Aldo Bare po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për krime të rënda të kryera si pjesë e bandës së Lushnjës.

Aktualisht, Laert Haxhiu po gjykohet veçmas nga pjesëtarët e tjerë të bandës së tij, të cilët janë: Lulzim Spahija (i njohur si Arapi), Artan (Marjus) Tafani, Ligor Romacka, Bledar Berberi, Erisiano Abedini, Mariglen Topuzi, Enriko Xhahysa, Bujar Abedini dhe Idriz Manej.

Dëshmia e Tafanit për vrasjen e Elton Mermalit

“Elton Mermalin donte ta vriste Laerti, sepse thoshte: ‘Ka marrë pjesë te vrasja e çunit të xhaxhait tim’. Ma kishte shpjeguar këtë përpara se të ndodhte vrasja. I pranishëm ka qenë edhe Lulzim Arapi kur e ka thënë këtë. Sipas Laertit, Mermali kishte qenë prezent kur u vra djali i xhaxhait të tij.

E kam njohur Mermalin në burgun e Rrogozhinës, ku fillimisht ishte mirë, por më vonë filloi të pinte. Laerti kishte mendimin se Mermali ishte pjesë e bandës së Aldo Bares dhe se sapo kishte dalë nga burgu, ishte përdorues droge. Unë e njihja personalisht, sepse kemi qenë në paraburgim bashkë.

Në një moment, Laerti na dha urdhër: ‘Nisuni për në Lushnjë, do të presësh Elton Mermalin’. Na dha edhe 300 euro për rrugën”, tregoi Tafani.

“Shkova me Lulzimin në Lushnjë. Kaluan përmes Peqinit dhe kërkuam një vend të përshtatshëm për ta vrarë, nën ura. Për çdo gjë flisnim me Laertin, ai na jepte urdhra.

E kërkova Mermalin përreth, derisa e gjeta përpara shtëpisë së tij. I thashë: ‘Hajde, më ndiq nga pas’. U ngjitëm në makinë dhe shkuam te shtëpia ime, ku ndodhej edhe Lulzimi. I thashë Eltonit se do të shkonim të merrnim një mik dhe një ‘mall’ që i kisha premtuar.

U nisëm bashkë – Lulzimi përpara, ne mbrapa. E çuam në një vend të fshehtë në mes të ferrave. Sapo mbërritëm, i qëllova unë i pari me një plumb dhe vrapova. Pastaj e qëlloi edhe Lulzimi me dy plumba të tjerë. Arma ishte me silenciator dhe ma kishte dhënë Lulzimi.

U ngjitëm në makinë dhe ikëm. Unë isha në timon. I thashë: ‘Mere armën dhe çmontoje’. Gjatë rrugës nga Peqini në drejtim të Elbasanit, teksa po i hiqte fishekët, arma shkrep pa dashje dhe Lulzimi plagoset në këmbë, te gishti. U panikuam.

Te ura e Rrogozhinës hodha silenciatorin dhe fishekët që kishin mbetur. Më pas, e çova Lulzimin në Tiranë, ndërsa unë u ktheva në Lushnjë. Fola me Laertin dhe i tregova çfarë ndodhi. Ai më tha të merrja ilaçe për ta mjekuar”, përfundon Tafani.

Sipas tij, policia nuk e gjeti armën e përdorur në vrasje. “Lulzimi më tha: ‘Është gjetur trupi i viktimës’”, shton Tafani.

“Po udhëtoja nga Tirana drejt Durrësit, nga rruga e Ndroqit, kur ndalova në një restorant. Aty ishin Bledari dhe Laerti, bashkë me dy të tjerë. Ishin policë. Njëri prej tyre ishte inspektor në Elbasan, po hanin drekë”, përfundon i penduari.

Lexo gjithashtu

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme