Kronika 4 Qershor 2025, 18:00 Nga VNA

Artan Tafani rrëfen krimet monstruoze të Laert Haxhiut dhe bandës së tij. VNA sjell dëshminë e plotë të të penduarit të drejtësisë para GJKKO

Ndaje në Whatsapp
Artan Tafani rrëfen krimet monstruoze të Laert Haxhiut dhe bandës

Për më shumë se 5 orë, Artan alias Marius Tafani, që mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, rrëfeu krimet e kryera nga Laert Haxhiu, kundërshtar i përbetuar i Aldo Bares dhe anëtarët e bandës së tij famëkeqe.

Tafani pranoi të bashkëpunojë me SPAK, pas arrestimit në shtator të 2023, pas grabitjes me armë të një pike këmbimi valutor në zonën e Astirit.

Ai rrëfeu të paktën 17 episode kriminale të bandës së drejtuar nga Laert Haxhiu, të cilin e thërrisnin me nofkat “Alufi” dhe “Filja”. Haxhiu u ekstradua disa kohë më parë nga Greqia dhe po përballet me drejtësinë, ku rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm.

Të pandehur në proces janë:

• Lulzim Spahija (Arapi)

• Artan (Marius) Tafani

• Ligor Romacka

• Bledar Berberi

• Erisiano Abedini

• Mariglen Topuzi

• Enriko Xhahysa

• Bujar Abedin

• Idriz Manej

Që në krye të herës, në rrëfimin e tij, Tafani pranoi se ka qenë përdorues droge dhe se ka pasur probleme me ligjin.

“Kam qenë emigrant në Greqi, jam marrë me drogë. Atje kisha probleme. Kur u ktheva në Shqipëri në 2015, rashë në burg për vjedhje. Dënimin e vuajta në burgun e Rrogozhinës dhe Kosovë të Lushnjes,” tha Tafani.

I penduari i drejtësisë deklaroi se pas vrasjes së babait në fshatin Karbunarë, në 1997, bashkë me nënën u larguan në drejtim të Greqisë, ku fillimisht punoi në biznesin e familjes dhe bënte punë të ndershme, duke lyer e riparuar shtëpi.

Më tej ai vijon: “Në vitin 2006 u ktheva në Lushnjë nga Greqia dhe punova me xhaxhain në ndërtim. Lashë drogën. Më pas u ngatërrova sërish dhe rashë në burg në vitin 2015. Vodha një “Western Union. U arrestova dhe u dënova me 6 vite burgim. Gjatë kësaj kohe u njoha me disa çuna nga Lushnja. Erdhi një Lulzim Spahiu, pas ngjarjes ku u plagos Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, dhe arma u gjet te stani i babait të Laert Haxhiut, Qamil Haxhiu”- tha Tafani.

I penduari tregoi se pas daljes nga burgu i dërgoi fjalë Klajdi Taullau dhe më tha se donte ta takonte Lulzimi, pasi donte të bënte ndonjë punë me mall.

“U takuam te Palma Nova me Laert Haxhiun, ishte hera e parë që e takoja. Anterio Kaloshin e kam pasur në burg në Rrogozhinë. Për Laertin kisha dëgjuar vetëm në lajme. Shkuam me të në Dajt, u ulëm në një restorant. Laerti më mori jashtë dhe më tha: hajde flasim pak jashtë. Atë natë qëndruam në Dajt. Morëm një suitë. Unë u tremba pak. Laerti më tha: do bëjmë ndonjë punë, do të ndihmoj unë me ndonjë mall. Mesa duket e dinte që isha keq me lekët.

“Të nesërmen Laerti dhe Ligori ikën për Korçë. Unë u takova me Klajdin dhe Lulzimin dhe ikëm në Lushnjë. Rrugës më dhanë 500 euro, 500 të tjera mi dhanë pas 2-3 ditësh. Në një takim tjetër më thanë të vendosja një tritol në Lushnjë, pasi i kishin dhënë mall njërit dhe ky s’i kishte dhënë lekët. Donin t’ia bënin në formë presioni. Thashë dakord. Që nga dita e parë që i takova kishte një lloj presioni mbi mua, s’di si ta shpjegoj. Rrugës, kur zbritëm, Laerti më dha 100 euro për shpenzime nafte. E kisha lënë makinën në hyrje të Elbasanit dhe u nisëm për Lushnjë për të vendosur tritolin. Vendosa 100 gram tritol në derën e banesës në katin e parë në një pallat. Ndeza fitilin dhe ika. Isha në këmbë dhe kalova shinat e trenit. Planin e kisha bërë me Laertin. M’u duk sikur kjo ishte prova që këta të shikonin bëja punë unë apo jo,” tregoi i penduari.

Vrasja e Çajup Selimit

I penduari rrëfeu me detaje edhe vrasjen e Cajup Selimit.

“Pasi shkova te pallati, po rrija ngjitur me hyrjen. Ai erdhi me makinë benz. Isha ballë për ballë me atë. Kisha maskë covidi dhe një kapele. Po më shihte dhe pati dyshime. U fut në hyrje të pallatit. Unë isha pas tij. Ishte qeros dhe unë dija rrobat që kishte veshur atë ditë. Ngjyrë të kuqe. Në kat të dytë e qëllova nga mbrapa, 3 herë. Një plumb e kapi në shpatull, dy të tjerët s’e di ku,” tha Tafani.

Pas vrasjes, ai tha se u largua për në drejtim të burgut të Bënçës.

“Rashë në ca ferra aty si jashtë qytetit. Armën e kisha me vete. S’po gjeja rrugicën që të dilja. Sipas planit, duhet të dilja te lumi i Vjosës, ku do të vinte Ligori,” tregoi ai.

Tafani tha se armën e hodhi në Vjosë, siç i kishte thënë Laerti, ndërsa celularët dhe rrobat i dogjën në një fuçi.

“Vazhduam rrugën për në Memaliaj lart nga mali dhe zbritëm te një urë. Hypëm në një furgon të rastit dhe u nisëm për në Tiranë. Laerti na tha rrugës që Ligori të ikte në Korçë. Unë erdha në një hotel në Astir. Laerti ishte me Lulzim Arapin. Më bërtiti: Pse e more xhaxhain në telefon dhe jo whatsapp? Më ofendoi, më shante. Një gabim të bëje ai e lëshonte gojën. Për vrasjen mora 25 mijë euro pas 1 jave. Kurse Ligori nuk i mori, nuk ia dha Laerti,” u shpreh Tafani.

Sipas të penduarit, Cajup Selimi u vra për çështje nderi, pasi kishte ngacmuar nënën e njërit prej të pandehurve.

Vrasja e Fridman Xhaferrit

Tafani tregoi me detaje dhe vrasjen makabër të Xhaferrit në Korçë.

Sipas tij, në këtë vrasje kanë marrë pjesë Laert Haxhiu, vetë ai, Lulzim Spahija, Ligor Romaçka (Golja), Mariglen Topuzi, Bledar Berberi, Idriz Manej që njihej me nofkën “Gjyshko”.

“Ligori mori në telefon Laertin dhe i tha se Fridmani ka folur në telefon me dikë për punë malli. Siç ishim te hoteli, Laerti tha: çohuni se do të shkojmë në Korçë ta vrasim…”

Përshkrimi vazhdon me detaje të mëtejshme për planifikimin dhe ekzekutimin e krimeve.

Vrasja e Albi Bashaliut

Pas vrasjes së Elton Mermalit, kemi kryer vrasjen e Albi Bashaliut.

“Kjo vrasje, sipas tyre, do të bëhej për nder për L. Lalën. Ne dakord ishim se po të ishte Laerti dakord, bëhej çfarë thoshte ai. Vrasja do të bëhej në Peqin. Do të bëhej për të marrë hak. Viktima ishte me një makinë që shiste pula dhe zogj.

Mora një makinë me qira te rruga e Elbasanit dhe shkova në Gjocaj të Peqinit për të takuar të zotin e hallit. Ai do të tregonte ku e kishte shtëpinë Albi Bashaliu dhe ku e pinte kafen. Më herët isha me Lulzimin dhe Laertin në fshatin Gjocaj për të parë vendin. Isha me makinë me qira dhe me patentë false. Kishim një garazh në Astir të Erisiano Abedinit që mbanim një audi për punë, vrasje. E morëm atë dhe morëm dhe një benz me targa greke. Ikëm me dy makina. Benzin e parkuam në Rrogozhinë, audin do e digjnim pas vrasjes. Shkuam te lokali ku ishte Albi Bashaliu. Ishte herët, ora 4:30 e mëngjesit. Viktima erdhi nga ora 8. E kishim lënë si do të vepronim. I gjuajta 2 plumba në gjoks, 4 në kurriz. Audi nuk ndezi dhe u detyruam ta digjnim në vend. U larguam me makinën e viktimës dhe shkuam deri në Rrogozhinë, ku e braktisëm dhe morëm makinën tonë, që e kishim lënë të parkuar,” përfundoi Tafani.

Dëshmia e Tafanit u ndërpre pas 5 orësh dhe do të vijojë në seancën e datës 11 qershor.

Të Pandehur

• Laert Haxhiu

• Lulzim Spahija (Arapi)

• Artan (Marjus) Tafani

• Ligor Romacka

• Bledar Berberi

• Erisiano Abedini

• Mariglen Topuzi

• Enriko Xhahysa

• Bujar Abedini

• Idriz Manej

Video

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajoni Durrës–Kavajë, në bashkëpunim me SPAK, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë G. H., me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Durrës. Sipas AMP, arrestimi u krye pas veprimeve hetimore, gjatë të cilave u provua se punonjësi i policisë kishte kërkuar dhe marrë nga shtetasi E. S. shumën prej 60 mijë lekësh të reja, në këmbim të nxjerrjes së mjetit nga pika e bllokimit dhe mosvendosjes së një mase administrative. https://www.vna.al/kronika/arrestohet-ne-flagrance-efektivi-i-policise-ne-durres-mori-60-mije-leke--i16575

Zohran Mamdani, kryetari i ri i Nju Jorkut, sfidon Donald Trumpin që në ditën e parë! Në fjalimin e fitores, 34-vjeçari demokrat i drejtoi katër fjalë presidentit: “Turn the volume up!” – një mesazh i fortë për t’i bërë të ditur se qyteti nuk ka ndërmend të heshtë. Mamdani, një socialist demokrat me rrënjë emigrante, premton të përballet me politikat e Trumpit, veçanërisht në fushën e imigracionit dhe kostos së jetesës. Agjenda e tij përfshin ngrirje të qirave, kujdes universal për fëmijët dhe masa të reja për të lehtësuar barrën e qytetarëve. “Nëse ka një mënyrë për të ndalur një despot, është duke shkatërruar kushtet që e ushqejnë pushtetin e tij,” tha ai mes duartrokitjeve të mbështetësve.

Humbja në Nju Jork, reagon presidenti amerikan Donald Trump Rezultatet jo të favorshme për republikanët janë pranuar nga vetë Donald Trump, i cili u takua këtë mëngjes me ligjvënës të partisë konservatore. Një ditë pas zgjedhjes historike të Zohran Mamdani si kryetar bashkie i Nju Jorkut, presidenti amerikan pranoi: “Nuk mendoj se ishte mirë për republikanët.” Trump fajësoi mbylljen e qeverisë për humbjen, duke theksuar se sondazhet tregojnë se publiku ia atribuon fajin më shumë atij dhe republikanëve. Në të njëjtën kohë, ai i bëri thirrje senatorëve republikanë që të shfuqizojnë filibusterin, një procedurë që lejon debate të pafundme në Senat dhe shpesh bllokon miratimin e projektligjeve. “Është koha që republikanët të bëjnë atë që duhet të bëjnë,” tha ai, duke paralajmëruar se përndryshe partia do të mbetet në një pozitë të pafavorshme.

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në Japoni, ku autoritetet qeveritare kanë urdhëruar ushtrinë të dalë në rrugë e armatosur për të menaxhuar një valë sulmesh nga arinjtë. Trupa ushtarake janë dërguar në rajonin malor, pas një apeli urgjent nga autoritetet lokale, të cilat përpiqen të mbrojnë banorët dhe të kontrollojnë situatën. Operacioni ka filluar në qytetin Kazuno, ku banorëve u është këshilluar të shmangin pyjet e dendura, të qëndrojnë brenda pas errësirës dhe të përdorin zile për të trembur arinjtë që afrohen pranë shtëpive. Që nga prilli, më shumë se 100 sulme të arinjve janë raportuar në të gjithë Japoni, duke shkaktuar 12 viktima.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme