Kronika 3 June 2025, 20:05 Nga VNA

12 plumba në errësirë: Ekzekutohet në derën e shtëpisë Pjetër Kaza, “Në Shënjestër” zbardh skenën e krimit pa krisma

Ndaje në Whatsapp
12 plumba në errësirë: Ekzekutohet në derën e

Emisioni investigativ “Në Shënjestër”, nën drejtimin e gazetares Klodiana Lala, solli  detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi Lezhën në orët e para të 1 qershorit 2025, ku mbeti i vrarë 57-vjeçari Pjetër Kaza. Ai u ekzekutua me breshëri plumbash para banesës së tij në fshatin Tale, pak minuta pasi kishte lënë punën në minierë.

Ishte ora 1 e mëngjesit kur Kaza, i lodhur nga dita e punës, po kthehej në shtëpinë ku jetonte me familjen. Teksa po përgatitej të hapte portën e madhe të oborrit, vetëm pak hapa larg derës së shtëpisë, ai u qëllua me breshëri nga një armë zjarri. 12 plumba e goditën për vdekje, pa i lënë asnjë mundësi reagimi apo shpëtimi.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorët kanë përdorur armë me silenciator, pasi asnjë krismë nuk është dëgjuar gjatë atentatit. Madje, as familjarët brenda shtëpisë nuk dëgjuan gjë. Ata zbuluan gjithçka vetëm në orën 5 të mëngjesit, kur bashkëshortja e viktimës doli nga shtëpia dhe e gjeti trupin e pajetë të burrit të saj ende pranë makinës që kishte lënë ndezur.

Në vendngjarje, grupi hetimor gjeti të paktën 12 gëzhoja dhe nisi menjëherë mbledhjen e dëshmive. E para që u mor në pyetje ishte bashkëshortja e Pjetër Kazës. Ajo deklaroi se:

“E gjeta në orën 5 të mëngjesit të vrarë te porta e shtëpisë. Makina e tij ishte ende ndezur. Nuk dëgjuam asnjë krismë. Ai nuk ruhej, megjithëse kishte humbur dy vëllezër për shkak të gjakmarrjes dhe vëllai i tretë ndodhet në burg.”

Ky atentat i mirëorganizuar ka rikthyer në vëmendje gjakmarrjen mes dy fiseve të njohura në zonën e Lezhës: Kaza dhe Gjini. Një konflikt i nisur që në vitin 1994, që deri më sot ka marrë jetën e pesë personave nga të dy palët.

Përplasjet e përgjakshme ndërmjet këtyre familjeve kanë qenë të shpeshta përgjatë tri dekadave, me periudha heshtjeje të brishta që më pas janë ndjekur nga vrasje të reja hakmarrjeje.

Vrasja e fundit e Pjetër Kazës mund të jetë një hallkë tjetër e kësaj zinxhiri të gjakut që, prej vitit 1994, duket se nuk po gjen fund. Edhe pse autoritetet janë munduar ndër vite të ndërpresin ciklin e gjakmarrjeve në zonën e Lezhës, raste si ky tregojnë se plagët e vjetra janë ende të hapura dhe mund të shpërthejnë në çdo moment.

Policia vijon hetimet intensive për të zbuluar autorët e atentatit, ndërsa pista kryesore mbetet ajo e hakmarrjes së vjetër, që ka mbjellë dhimbje dhe pasiguri për vite me radhë. Familja Kaza, tashmë e goditur rëndë për herë të tretë, përballet sërish me një humbje tragjike dhe me një rrezik që historia të përsëritet.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme