Kronika 3 June 2025, 18:53 Nga VNA

Operacioni antidrogë mes Policisë së Finlandës dhe SPAK, zbardhen emrat e 10 të arrestuarve

Ndaje në Whatsapp
Operacioni antidrogë mes Policisë së Finlandës dhe SPAK,

Zbardhen identitetet e 10 personave të arrestuar këtë të martë në kuadër të aksionit të përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve finlandeze. Gjatë këtij operacioni u goditën 4 grupe që trafikonin kokainë, marijuanë dhe droga sintetike nga Spanja e Holanda në Finlandë.

Të arrestuarit:

  • Dorjan Luzaj
  • Geraldo Seferaj
  • Ledion Hoxha
  • Besnik Sparta
  • Altin Musta
  • Elton Myftari
  • Elton Tavani
  • Erind Teneqexhiu alias Agalliu
  • Kela Qevani
  • Toni Kota

SPAK bën me dije se 11 prej anëtarëve të këtij rrjeti ishin shtetas shqiptarë. Ata menaxhonin operacionet e trafikut nga Shqipëria, duke vepruar nga qytete si Tirana, Vlora, Berati dhe Kuçova. Komunikimi mes tyre dhe pjesës tjetër të grupit zhvillohej përmes aplikacioneve të koduara si Signal dhe Telegram.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme