Kronika 3 June 2025, 16:32 Nga VNA

Operacioni me autoritetet finlandeze, SPAK njoftim zyrtar pas goditjes së grupit që trafikonte kokainë, amfetaminë dhe ekstazi

Ndaje në Whatsapp
Operacioni me autoritetet finlandeze, SPAK njoftim zyrtar pas goditjes së

Një operacion i përbashkët mes Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe autoriteteve finlandeze ka goditur një rrjet të fuqishëm ndërkombëtar të trafikut të drogës dhe substancave sintetike, duke vënë në pranga disa prej drejtuesve dhe anëtarëve të tij kryesorë.

Përmes një njoftimi për mediat, SPAK bën me dije se operacioni i zhvillua në kuadër të procedimit penal nr. 147, të regjistruar më 29 qershor 2023, janë dokumentuar veprimtaritë kriminale të 4 grupeve të strukturuara kriminale, të përbëra kryesisht nga shtetas shqiptarë, në bashkëpunim me individë nga Finlanda, vende të tjera europiane dhe aziatike. Hetimi është zhvilluar në bashkëpunim me Qendrën për Krime të Policisë së Finlandës dhe strukturat policore të Helsinkit dhe Finlandës Jugperëndimore. Hetimet Hetimet intensive kanë zgjatur 18 muaj dhe janë mbështetur mbi përdorimin e metodave speciale si përgjime telefonike, video-regjistrime të fshehta, ndjekje në terren dhe shkëmbim i informacionit në kohë reale me autoritetet partnere. Më 21 nëntor 2023 u krijua Skuadra e Përbashkët Hetimore, e cila koordinoi përpjekjet mes SPAK dhe Policisë Kriminale të Finlandës. Nga të dhënat e mbledhura rezulton se grupet kriminale kanë trafikuar sasi të mëdha droge drejt Finlandës, kryesisht nga Holanda dhe Spanja. Më pas, substancat narkotike shpërndaheshin në Helsinki dhe qytete të tjera përmes një rrjeti të mirëorganizuar shpërndarësish. Trafiku Gjatë hetimeve janë dokumentuar episode të shumta që përfshijnë: Trafikim dhe shitje të rreth 400 kilogramëve amfetaminë Mbi 500 kilogramë kanabis Sasi të konsiderueshme kokaine Shpërndarje masive të tabletave ekstazi dhe substancave të tjera psikotrope në qytete kryesore të Finlandës Karakteristikë e këtyre grupeve ishte bashkëpunimi mes tyre dhe funksionimi i disa anëtarëve në më shumë se një rrjet kriminal. Masa sigurie dhe arrestime Me kërkesë të SPAK, më 2 qershor 2025, Gjykata e Posaçme vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për 11 shtetas shqiptarë. Një ditë më vonë, më 3 qershor, masat u ekzekutuan për 9 prej tyre, në një operacion të përbashkët mes Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Policisë së Shtetit, me mbështetjen e autoriteteve finlandeze. Të ndaluarit janë: B.S. (27.01.1985) E.A. alias E.T. (07.02.1991) A.M. (07.06.1981) K.Q. (14.04.1981) T.K. alias T.T. (15.10.1977) G.S. (05.07.1994) E.M. (29.05.1983) L.H. (09.01.1983) D.L. (07.06.1983) Gjatë zbatimit të masave u ushtruan kontrolle në banesa dhe ambiente biznesi, ku u sekuestruan: 8 automjet 13 telefona celularë Dokumente dhe prova të tjera të rëndësishme për hetimin. Në operacion morën pjesë edhe oficerë të Policisë Kriminale të Helsinkit dhe Turkut, si dhe përfaqësues të Byrosë Kombëtare të Hetimit të Finlandës. Mbështetje ndërkombëtare dhe bashkëpunim i ngushtë Një rol kyç në këtë hetim ka pasur Zyra e Oficerit Ndërlidhës për Vendet Nordike në Shqipëri dhe Kosovë, e cila ka ndihmuar në krijimin e urave të komunikimit mes SPAK dhe autoriteteve finlandeze. Gjithashtu, operacioni është mbështetur nga Rrjeti “@ON”, një iniciativë e financuar nga Komisioni Europian dhe e drejtuar nga Drejtoria Italiane e Hetimit Antimafia (DIA). Ky është një ndër goditjet më të mëdha ndaj trafikut të organizuar ndërkombëtar nga territori shqiptar dhe një dëshmi konkrete e forcimit të bashkëpunimit mes institucioneve të drejtësisë në Evropë. Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet janë në ndjekje të pjesëtarëve të tjerë të këtij rrjeti kriminal.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme