Kronika 3 June 2025, 09:31 Nga VNA

Saga e vrasjeve për hakmarrje në Lezhë: Mesazhi që lanë autorët kur ekzekutuan Pjetër Kazën në derën e banesës

Ndaje në Whatsapp
Saga e vrasjeve për hakmarrje në Lezhë: Mesazhi që lanë

Gazetarja Dorjana Bezat ka dhënë një panoramë të sagës së vrasjeve mes familjes Kaza dhe Gjoni.

Ajo u shpreh në emisionin “Top Story” se fakti që Pjetër Kaza u vra në derën e shtëpisë së tij tregon që kjo ngjarje lidhet me pistën e hakmarrjes, ku 57-vjeçari është viktima e pestë.

”Vrasja në Lezhë është një tregues që kanë dështuar disa kode qoftë sociale, kanunore dhe hetimit.

Zanafillën e ka në vitin 1994 dhe sot flasim për një person që ka qenë i pafajshëm, më 7 janar 1994 Ndue Kaza vëllai i viktimës së Pjetrit, ka qenë një person i arsimuar, por për shkak të kushteve ai u vesh si polic, bëri një kurs siç ka qenë në atë vite por arsimimin e kishte si mësues matematike. Në një nga kontrollet u ndesh me dy persona të armatosur dhe ata e qëlluan. Më pas vëllai i tij kreu vrasjen e personave që i kishin vrarë vëllain.

Ngjarja u përsërit në 2004 kur Kanuni vrau edhe jashtë territorit në Belgjikë ku u vra vëllai tjetër i Pjetrit dhe nipi i viktimës së vitit 1994, dy viktima me dy viktima, do ishte mbyllur me një vrasje.

Por Pjetër Kaza u vra në derën e banesës, autorët mund të kishin shumë hapësira për eliminimin se ai ishte kthyer nga puna, por ky ishte një mesazh që ata kanë dashur të përcjellin, policia i ka orientuar hetimet drejt kësaj piste, se ai nuk kishte konflikte të tjera.

Nga komunikimet që kam pasur me familjen Kaza, nga familja Gjini ka pasur tentativa për pajtim, se në ’94-ën u vra nga një pakujdesi dhe ata nuk qëlluan ndaj familjes Kaza por ndaj uniformës së policisë, se ishin ndjerë të kërcënuar”, tha Bezat.

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme