Kronika 2 June 2025, 13:09 Nga VNA

Turisti anglez humb jetën në Durrës, arrestohet pronari i Jet Ski-t për mungesë dokumentacioni dhe masash sigurie

Ndaje në Whatsapp
Turisti anglez humb jetën në Durrës, arrestohet pronari i Jet

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në plazhin e Durrësit, ku një turist anglez ka humbur jetën pasi ra në det gjatë përdorimit të një Jet Ski. Viktima është identifikuar si Silvester Dheug, 34 vjeç, ndërsa partnerja e tij, Vera Ruani, 31 vjeçe, ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ndodhi në afërsi të bregut, ku çifti, pjesë e një grupi turistësh nga Anglia, po shijonin pushimet në Shqipëri. Pas marrjes së mjeteve lundruese, ata dyshohet se kanë kryer manovra me shpejtësi në det, çka ka çuar në rrëzimin e tyre në ujë.

Pushuesit që ndodheshin në zonë e panë incidentin dhe lajmëruan menjëherë policinë dhe shërbimet e emergjencës. Fillimisht u dyshua se viktima kishte ndërruar jetë nga hipotermia, por kjo pistë është përjashtuar, pasi turistët kishin qëndruar vetëm pak minuta në ujë. Paraprakisht, mjekët dyshojnë për mbytje ose arrest kardiak si pasojë e lodhjes në përpjekje për të dalë nga deti.

Në lidhje me ngjarjen, Policia ka arrestuar shtetasin Luis Xhumari, i cili u identifikua si personi që ofronte për qira mjetet lundruese (Jet Ski) pa asnjë dokumentacion të rregullt ligjor për ushtrimin e aktivitetit. Po ashtu, ai nuk kishte pajisur përdoruesit me veshjet dhe pajisjet e nevojshme të sigurisë, duke shkelur rëndë rregullat për sigurinë në ujë.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme