Kronika 2 June 2025, 08:38 Nga VNA

Ndërron jetë prifti Kristaq Viso, dy javë pas rrëzimit tragjik nga çatia e kishës në Korçë

Ndaje në Whatsapp
Ndërron jetë prifti Kristaq Viso, dy javë pas rrëzimit

Një ngjarje e dhimbshme ka tronditur komunitetin e besimtarëve ortodoksë në Korçë. Prifti Kristaq Viso, i cili pësoi një aksident të rëndë duke rënë nga çatia e kishës ku shërbente, ka ndërruar jetë ditën e sotme, pas gati dy javësh luftë për jetën.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur Mitropolia e Shenjtë e Korçës përmes një postimi në rrjetet sociale. “Sot fjeti më Zotin Ikonom Stavrofor Atë Kristaq Viso”, thuhet në njoftim, ku i shprehën ngushëllime të përzemërta bashkëshortes, vajzave dhe të gjithë familjarëve e të afërmve të priftit.

“I lutemi Perëndisë, të cilit i shërbeu, që ta ndjejë dhe ta prehë shpirtin e tij me shenjtorët në gjirin e Avramit në Mbretërinë e Qiejve! Qoftë e lumur udha në të cilën shkon ti sot, se të është përgatitur vendi i prehjes lart në qiell, paraisë të mbarë o vëllai ynë i lumur dhe i gjithmonë kujtuar!”, shkruhet më tej në postimin prekës të Mitropolisë.

Detajet e aksidentit

Ngjarja tragjike ndodhi më 19 maj 2025, kur prifti Kristaq Viso ra aksidentalisht nga çatia e kishës ku shërbente, në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës. Sipas informacioneve të para, ai ishte ngjitur në çati për të punuar dhe për të hequr disa tjegulla dhe llamarina, në kuadër të përgatitjeve për rikonstruksionin e kishës. Fatkeqësisht, për shkak të vjetërsisë dhe kalbjes së pjesës së tavanit, platforma është shembur, duke bërë që prifti të bjerë brenda ambienteve të kishës.

Në momentin e ngjarjes në afërsi ndodhej edhe një prift tjetër, por aksidenti ndodhi shumë shpejt. Sipas njoftimit të policisë së asaj dite:

“Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 14, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga çatia e kishës ku shërben si prift, shtetasi K. V., rreth 63 vjeç, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.”

Pas aksidentit, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore dhe dëmtimeve të mëdha në kokë dhe trup, ai u transportua me urgjencë drejt Tiranës për trajtim më të specializuar, me ndërhyrjen e Kryepeshkopit Anastas dhe Kryepeshkopit Joan Pelushi. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe përkrahjes së afërmve, prifti nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të rënda.

Kujtim i një shërbëtori të përkushtuar

Prifti Kristaq Viso ishte një figurë e dashur dhe e respektuar në komunitetin ortodoks të Korçës. Me përkushtim të madh ndaj kishës dhe besimtarëve, ai ka shërbyer për vite me radhë si një shtyllë shpirtërore e zonës. Humbja e tij është ndjerë thellësisht jo vetëm nga familja dhe kolegët, por edhe nga të gjithë ata që e kanë njohur dhe e kanë ndjekur në rrugën e besimit.

Funerali i tij pritet të zhvillohet në ditët në vijim, ku besimtarët dhe komuniteti do të kenë mundësi t’i japin lamtumirën e fundit një shërbëtori të përulur dhe të përkushtuar të Zotit.Io

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme