Kronika 31 May 2025, 17:51 Nga VNA

Deborah përshendet prokurorët e SPAK dhe gjykatësit me gjuhën jashtë nga Athina…

Ndaje në Whatsapp
Deborah përshendet prokurorët e SPAK dhe gjykatësit me

Deborah Keçi shijon pushimet pas vendimit për korrupsion. “Gjuha jashtë” e drejtoreshës dhe standarti i dyfishtë i drejtësisë.

Deborah Keçi, ish-drejtore e klubit sportiv “Tirana”, e shpallur fajtore nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera, si pjesë e dosjes “5D” në Bashkinë e Tiranës, pavarësisht akuzave dhe vendimit të gjykatës duket se nuk është shqetësuar aspak.

“Under the sky of Attica,” shkruan Deborah, ndërsa foton e shoqëron me gjuhën jashtë duke shijuar disa ditë pushime në Greqi. Me një look të ndryshuar, këtë herë si brune, postimi në rrjetet sociale më shumë se përshëndetje për fansat duket si sfidues për drejtësinë e re.

Vetëm pak ditë më parë, në Shqipëri, ajo për pak i shpëtoi burgosjes pasi SPAK e shpalli fajtore për abuzime, ndërsa dënimi iu konvertua me shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare. Si dënim plotësues, ajo humbi të drejtën për të ushtruar funksione publike. Por ky duket të jetë shqetësimi më i vogël për Deborah Keçin, e cila mesa duket ka vendosur të “festojë” uljen e dënimit me pushime në Greqi.

Ndërsa prokuroria solli prova se e pandehura Deborah Keçi i ka krijuar kompanisë “5D Konstruksion” avantazhe dhe privilegje të padrejta në tenderin për rikonstruksionin e palestrës së mundjes, ka qenë ndoshta e vështirë për prokurorët të gjejnë përfitimin e zonjës Keçi nga kjo aferë. Me fotot e postuara së fundmi, në fakt, nuk duket e vështirë të shkosh te prova e hajdutërisë, sepse të pushosh disa ditë në Greqi në mënyrën e Deborah-s duhen ca si shumë para, që kursimet e rrogës së ish-drejtoreshës së Erion Veliajt nuk e përballojnë dot.

Ndërsa Deborah Keçi është shpallur fajtore dhe, në gjykimin e përgjithshëm, ajo i “shpëtoi” rrjetës së drejtësisë, ndoshta dënimi i dhënë nga gjykata ligjërisht është i duhuri. Por kur një ish-zyrtare e korruptuar dhe e dënuar nga gjykata shfaqet në rrjetet sociale duke sfiduar drejtësinë dhe opinionin publik të njohur me korrupsionin e Bashkisë së Tiranës, pyetja që lind është: A duhet që SPAK të përdorë të njëjtin standard për të gjithë të akuzuarit për korrupsion dhe të nisë hetimin pasuror për një ish-drejtoreshë të Bashkisë që, veç korrupsionit të faktuar, tashmë shijon përfitimet e tij pa i hyrë gjemb në këmbë?

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme