Kronika 1 June 2025, 12:33 Nga VNA

Arrest në burg për 8 të ndaluarit për shitblerje armësh, mbrojtja konteston ligjshmërinë e arrestimit

Ndaje në Whatsapp
Arrest në burg për 8 të ndaluarit për shitblerje

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” për tetë persona të arrestuar në kuadër të një operacioni kundër shitblerjes së armëve. Të dyshuarit që do të qëndrojnë në qeli janë: Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj dhe Adriano Shehu.

Asnjë nga të ndaluarit nuk ka folur gjatë seancës gjyqësore, ndërsa avokatët e tyre kanë kundërshtuar mënyrën e veprimit të policisë, duke pretenduar se janë përdorur metoda të paligjshme gjatë blerjeve të stimuluara, të cilat sipas tyre kanë nxitur individët të kryejnë veprime të kundërligjshme.

Mbrojtja ka kërkuar që për secilin prej të arrestuarve të paraqiten prova të qarta për veprimet konkrete që dyshohet se kanë kryer, si dhe akt-ekspertiza të armëve të sekuestruara, për të vërtetuar nëse ishin ose jo funksionale. Po ashtu, është kërkuar që gjykata të marrë në konsideratë faktin se të arrestuarit nuk kanë precedentë penalë të mëparshëm, duke e konsideruar të paligjshëm arrestimin e tyre.

Nga ana tjetër, Prokuroria ka vënë në dispozicion të gjykatës akt-ekspertimet për armët e sekuestruara gjatë arrestimit të Altin Pajazitit dhe Kadri Prushit, ku rezulton se një nga armët ishte jashtë funksionit.

Operacioni i forcave të rendit ka çuar në sekuestrimin e 14 armëve të zjarrit, përfshirë 12 pistoleta (një prej tyre me silenciator) dhe 2 automatikë, si dhe municion luftarak, 2077 fara cannabisi, tre automjete dhe tetë celularë.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme