Kronika 4 Qershor 2025, 17:00 Nga VNA

SPAK: Skemë korrupsioni dhe pastrimi parash, e mashtrimi me tenderat publikë, 22 zyrtarë në gjyq. Listën e kryeson ish-kreu i ARRSH-së Evis Berberi

Ndaje në Whatsapp
SPAK: Skemë korrupsioni dhe pastrimi parash, e mashtrimi me tenderat

SPAK përfundon hetimin dhe dorëzoi për gjykim 22  të pandehur, të dyshuar për një skemë korrupsioni, mashtrimi dhe pastrimi parash me tenderat publikë. Listën e të pandehurve e kryeson ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi. Nën akuzë është vënë edhe kreu aktual i ARRSH-së Gentian Gjyli. SPAK njoftoi se hetimi i procedimit penal nr.214/1 i vitit 2023 ka filluar kryesisht mbi bazën e referimeve të akteve nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Nga aktet e administruara, janë evidentuar fakte penale në shtatë procedura prokurimi, të zhvilluara në vitet 2020-2022, në Agjencinë për Efiçencën e Energjisë dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar, gjatë kohës kur titullar i autoritetit kontraktor ka qenë i pandehuri Evis Berberi, në funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm për Efiçencën e Energjisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Ndërsa në një procedure prokurimi, i pandehuri Evis Berberi ka qenë kryetar i komisionit të vlerësimit të ofertave, konkretisht: Procedurat kryesore të prokurimit të hetuara: 1. Menaxhimi dhe koordinimi i projektit GOAL – 29,800 euro 2. Studim fizibiliteti për kulla karikimi për makina elektrike – 68,750,000 lekë 3. Projektim i detajuar për kulla karikimi – 62,083,333 milionë lekë 4. Standarde ndriçimi urban e rrugor – 12,500,000 lekë 5. Rruga “Smart City” – 82,499,604.17 lekë 6. Mbikëqyrje e punimeve për tunelin e Llogarasë – 196,240,667.53 lekë 7. Supervizim mirëmbajtje rrugore – 46,021,230.02 lekë 8. Supervizim shtesë i segmenteve rrugore – 55,225,031.5 lekë Nga analizimi i provave të siguruara përmes përdorimit të teknikave të posaçme të hetimit, provave materiale të sekuestruara gjatë kontrollit në banesat e të pandehurve; Evis Berberi, Valter Begaj dhe Ervis Lami, aparateve celularë, pajisjeve kompjuterike, kryerjes së veprimeve hetimore në vijimësi të këtij hetimi, ka rezultuar se i pandehuri, Evis Berberi është pronar de facto i shoqërisë “DAAM” sh.p.k. Për të fshehur gjurmët e pronësisë së kësaj shoqërie, në vitin 2019 e ka kaluar fiktivisht pronësinë tek të pandehurit Brunilda Buli, Valter Begaj dhe Ervis Lami. Gjatë kohës kur i pandehuri, Evis Berberi e ka tjetërsuar fiktivisht pronësinë e shoqërisë së tij, “DAAM” sh.p.k, ndërsa ushtronte detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, është evidentuar fakti se: Ai menaxhonte, kontrollonte dhe përdorte të ardhurat e shoqërisë “DAAM”sh.p.k, për shpenzime private të tij. Është evidentuar interesi i ndërsjellë financiar mes të pandehurve Evis Berberi dhe Valter Begaj, të cilët në mënyrë të vazhdueshme kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për identifikimin e procedurave të prokurimit të planifikuara për t’u zhvilluar, në interes të përfitimeve reciproke mes tyre. Gjatë kësaj kohe të pandehurit, Valter Begaj, Ervis Lami dhe Brunilda Buli, raportonin vazhdimisht për ecurinë e aktivitetit tregtar të shoqërisë tek i pandehuri, Evis Berberi, i cili ishte personi që vendoste në lidhje me përdorimin e fondeve të shoqërisë “DAAM”sh.p.k. I pandehuri Evis Berberi ishte personi që vendoste për marrjen në punë dhe caktimin e pagës të punonjësve të shoqërisë, “DAAM”sh.p.k, si dhe për marrjen e liçencave profesionale për projektim dhe mbikëqyrje, në funksion të ushtrimit të aktivitetit tregtar të saj. I pandehuri Evis Berberi është informuar në mënyrë të vazhdueshme për investimet e bëra nga shoqëria “DAAM”sh.p.k, në pasuri të paluajtshme. I pandehuri Evis Berberi kishte të drejtë veprimi në llogaritë bankare të shoqërisë “DAAM”sh.p.k, të cilat i ka kontrolluar në mënyrë të vazhdueshme dhe ka bërë tërheqje në cash. Nga aktet e administruara rezulton se i pandehuri Evis Berberi, ka vepruar në procedurat e prokurimit të mësipërm, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, me detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Në në një rast tjetër, nën cilësinë e kryetarit të komisionit të vlerësimit të ofertave, ka favorizuar dhe krijuar privilegje për shoqërinë pjesëmarrëse dhe fituese në këto procedura prokurimi, shoqërinë “Net Group” sh.p.k, në pronësi të të pandehurit Valter Begaj, ku në gjashtë prej këtyre procedurave të prokurimit, i pandehuri Evis Berberi ka kërkuar dhe marrë nga të pandehurit,Valter Bergaj, Evis Lami dhe Brunilda Buli, përfitimin e parregullt në vlerën 77.380.973 (shtatëdhjetë e shtatë milionë e treqind e tetëdhjetë mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e tre) lekë. Për transferimin e këtyre vlerave të korrupsionit, nga ana e të pandehurit, Evis Berberi, në bashkëpunim me të pandehurit,Valter Begaj, Ervis Lami dhe Brunilda Buli, është ngritur mekanizmi i veprimit përmes faturave fiktive, mes shoqërisë “Net Group” sh.p.k dhe “DAAM” sh.p.k, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, ë transferimit dhe zhvendosjes së tyre, që përbëjnë “përfitim të parregullt”, si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit. Po ashtu, gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit të sipërcituara, janë evidentuar fakte për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, në lidhje me veprimet e kundraligjshme të anëtarëve të komisionit të përllogaritjes së fondit limit, njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave, në lidhje me përllogaritjen e fondit limit, hartimin e dokumenteve standarde të tenderit, si dhe për vlerësimin dhe shpalljen fitues të shoqërisë “Net Group”sh.p.k, në kundërshtim me kriteret e përcaktuara, në dokumentet standarde të tenderit, veprime të kryera në shkelje të rregullave të prokurimit publik, me qëllim krijimin e favorizimeve dhe privilegjeve në shtatë procedura prokurimi, për shoqërinë “Net Group” sh.p.k., në një rast tjetër, për shoqërinë “EuroElektra”sh.p.k. Në këto procedura prokurimi, i pandehuri Evis Berberi ka vepruar në bashkëpunim me personat zyrtar të tjerë të autoritetit kontraktor, anëtarë të komisionit për secilën procedurë konkrete, të pandehurit; Gentjan Gjyli, Erald Elezi, Artan Leskoviku, Altin Marko, Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, Ela Goxhaj, Jetmira Dervishi, Orjon Islamaj, Adrian Kroi, Genti Raça, Adela Kica, Denis Xhoxhi, Gëzim Noni, Adja Strazimiri, Shkëlqim Lusha, Valbona Pepa. Nga hetimi është evidentuar fakti tjetër penal i falsifikimit të dokumentacionit të përllogaritjes së fondit limit dhe hartimit të dokumenteve standarde të tenderit, pasi rezulton se nuk është kryer dhe administruar në kohën e duhur dokumentacioni që duhej të mbahej nga anëtarët e komisionit të përllogaritjes së fondit limit dhe hartimit të dokumenteve standarde të tenderit, të pandehurit Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, por që provohet se procesverbalet e testimit të tregut dhe procesvebali i miratimit të dokumenteve standarde të tenderit,  janë përgatitur pas përfundimit të procedurave të prokurimit, veprime të kryera në tre raste. Nga hetimi është evidentuar fakti tjetër penal i falsifikimit të dokumentacionit të paraqitur nga shoqëria, “Net Group”sh.p.k, në tre procedura prokurimi, për të plotësuar kriteret e dokumenteve standarde të tenderit, siç janë kontrata bashkëpunimi për katër inxhinierë që duhet të kryenin shërbimin, si dhe deklarata mbi disponueshmërinë e stafit të konsulentit. Nga hetimi është evidentuar fakti se shoqëria, “Net Group” sh.p.k, gjatë zbatimit të kontratave të fituara në këto procedura prokurimi, ka përfituar në sajë të paraqitjes së dokumentacionit fiktiv tek autoriteti kontraktor, si raporte, situacione, etj, të cilat rezultojnë se përmbajnë të dhëna të rreme në përmbajtje të tyre, përsa i përket realizimit të shërbimit, i cili nuk është realizuar, në vlerën 80,010,058 (tetëdhjetë milion e dhjetë mijë e pesëdhjetë e tetë) lekë. Gjatë hetimit, pas kërkesës së bërë nga organi procedues, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin penal nr.164, datë 18.03.2024, ka vendosur  masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë e mëposhtme të shoqërisë “DAAM”sh.p.k: • Kuotat e shoqërisë “DAAM”sh.p.k., themeluar me datë 04.10.2017 dhe regjistruar me datë 05.10.2017, me objekt veprimtarie studim, projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim objektesh ndërtimore dhe veprave inxhinierike të ndryshme etj., me ortak personin nën hetim, Valter Begaj dhe administrator personin nën hetim, Ervis Lami; • 4 pasuri të paluajtshme të llojit “arë” • 1 pasuri e paluajtshme • 6 automjete • 1 motomjet Gjatë kontrollit të banesës së të pandehurit, Evis Berberi janë sekuestruar vlerat monetare në shumën 15,675 Euro, 3,035 Paund, 1,436,000 lekë. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryen hetime të mëtejshme në kuadër të procedimit penal nr.214 të vitit 2023, për mbledhjen e fakteve të tjera penale. Të pandehur: Evis Berberi - “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, (gjashtë herë), “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim, më shumë se një herë”.

Valter Begaj – “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, “Mashtrim” me pasoja të rënda, “Falsifikim i dokumenteve”, më shumë se njëherë “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”.

Ervis Lami - “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”.

Brunilda Buli – “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim; “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethana cilësuese  “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”.

Gentian Gjyli, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim

Erald Elezi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Genti Raça, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Artan Leskoviku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Altin Marko, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Orjon Islamaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Adrian Kroi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim

Bledar Aliaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, “Falsifikim i dokumenteve”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, “Shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim

Blerta Musabelli, e akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, “Falsifikim i dokumenteve”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, “Shpërdorim i detyrës”.

Kamelia Tafaj, e akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, “Falsifikim i dokumenteve”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, “Shpërdorim i detyrës”.

Adela Kica, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”.

Denis Xhoxhi, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Adja Strazimiri, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Gëzim Noni, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Shkëlqim Lusha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Ela Goxhaj, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim Jetmira Dervishi, e akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Valbona Pepa, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Personi juridik, “Net Group”sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim;  “Mashtrim” me pasoja të rënda; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”.

Personi juridik “DAAM”sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,  (gjashtë herë), “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”.

Video

Protestuesit sulmojnë me gurë presidentin e Argjentinës, Javier Milei. Ngjarja ndodhi gjatë një takimi elektroale në Buenos Aires të mërkurën. Incidenti detyroi forcat e sigurisë të pezullojnë menjëherë takimin elektoral.

Një aksident automobilistik është regjistruar sot në Tunelin e Llogarasë, ku janë përfshirë tre automjete. Përplasja ka shkaktuar dëme materiale dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit me rradhë të gjata automjetesh. Njoftimi i plotë: Sot, më datë 28.07.2025, rreth orës 15:45, në “Tunelin e Llogarasë”, ka ndodhur një përplasje midis tre automjeteve, vetëm me dëme materiale. Në aksident janë përfshirë automjetet: tip “Audi”, me drejtues shtetasin A. M., tip “Volvo”, me drejtues shtetasin A. H., dhe tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin K. M. Pas përfundimit të veprimeve proceduriale, automjetet e aksidentuara u spostuan dhe qarkullimi në tunelin e Llogarasë vijon normalisht.

VIDEO/ Aktivistë pro-palestinezë i bllokojnë rrugën ekipit izraelit të çiklizmit, Policia spanjolle shmang incidentet Në Figueres të Spanjës, aktivistë pro-palestinezë ndaluan ekipin izraelit të çiklizmit gjatë një gare ekipore me kronometër në turin çiklistik “Vuelta”. Protestuesit bllokuan fizikisht rrugën, duke valëvitur flamuj palestinezë dhe banderola që shkruanin: “Neutraliteti është bashkëfajësi, bojkotoni Izraelin”. Organizatorët dhe policia zhbllokuan shpejt rrugën, duke shmangur çdo aksident. Ekipi izraelit, ku bën pjesë edhe çiklisti izraelit Nadav Raisberg, humbi vetëm disa sekonda, pa ndonjë pasojë vendimtare për renditjen e përgjithshme. Izraeli ka qenë prej kohësh shënjestër e protestave: incidente të ngjashme kanë ndodhur tashmë në Tour de France dhe Giro d’Italia, me thirrje për bojkot nga lëvizjet që denoncojnë politikat izraelite ndaj palestinezëve.

Rusia goditi zyrat e Britanisë në Kiev, Londra thërret me urgjencë ambasadorin rus David Lamy, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar ka thirrur ambasadorin rus në Londër për të shprehur shqetësimin dhe për të dënuar sulmet e fundit që Rusia kreu gjatë natës në Kiev. Në këto sulme u vranë të paktën 18 persona, katër prej tyre fëmijë, dhe u dëmtuan ndërtesa të rëndësishme, përfshirë Këshillin Britanik dhe delegacionin e Bashkimit Evropian në kryeqytetin ukrainas. Në një postim në rrjetin social X, Lamy u shpreh se “Presidenti Vladimir Putin mbrëmë vrau civilë, shkatërroi shtëpi dhe dëmtoi ndërtesa që përfaqësojnë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe bashkëpunimin evropian”.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme