Bota 30 August 2026, 20:42 Nga VNA

Venezuela dhe SHBA arrijnë marrëveshje 25-vjeçare për naftën, synohet prodhimi mbi 1.5 milion fuçi në ditë

Ndaje në Whatsapp
Venezuela dhe SHBA arrijnë marrëveshje 25-vjeçare për

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, ka deklaruar se marrëveshja e re e naftës me Shtetet e Bashkuara do të jetë në fuqi për 25 vjet dhe synon të rrisë ndjeshëm prodhimin e naftës në vend.

Duke folur për transmetuesin shtetëror VTV, Rodriguez e cilësoi marrëveshjen si “historike”, duke bërë të ditur se objektivi është që prodhimi ditor i naftës në Venezuelë të kalojë 1.5 milionë fuçi.

“Qëllimi ynë është të shkojmë edhe më tej me nënshkrimin e marrëveshjeve të tjera të mëdha që përfshijnë kompani gjigante si Chevron, Repsol, Eni, Shell dhe BP. Ne duam të bëhemi një fuqi energjetike”, deklaroi Rodriguez.

Sipas saj, marrëveshja do të sjellë të ardhura të konsiderueshme për Venezuelën. Rodriguez tha se rreth 19 dollarë për çdo fuçi nafte të prodhuar dhe shitur do të shkojnë drejtpërdrejt në arkën e vendit.

Ajo deklaroi gjithashtu se, duke marrë si bazë një çmim prej 65 dollarësh për fuçi, marrëveshja mund t’i sigurojë Venezuelës rreth 209.3 miliardë dollarë të ardhura.

Projekti parashikon zhvillimin e tetë fushave të naftës bruto në Rripin e Naftës Orinoco, një prej zonave më të pasura me rezerva hidrokarburesh në Venezuelë, që shtrihet në më shumë se 55 mijë kilometra katrorë në pjesën lindore dhe qendrore-lindore të vendit.

Rodriguez tha se marrëveshja parashikon gjithashtu një normë royaltiesh prej të paktën 16% dhe një normë tatimi mbi të ardhurat prej 34%.

Sipas presidentes së përkohshme, këto kushte do të ndihmojnë në përshpejtimin e rimëkëmbjes ekonomike të Venezuelës dhe do t’i hapin rrugë një bashkëpunimi më të gjerë me kompanitë ndërkombëtare të energjisë.

Video

Një ndjekje spektakolare policore është zhvilluar në Teksas, pasi dy burra të dyshuar për përfshirje në një rast trafikimi njerëzor tentuan t’u largoheshin autoriteteve me shpejtësi mbi 160 km/h. Ngjarja ndodhi në zonën e Fayence, ndërsa ndjekja u zhvillua përgjatë autostradës ndërshtetërore I-10. Një helikopter i Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA-së filmoi nga ajri lëvizjet e automjetit, në të cilin ndodheshin dy të dyshuarit dhe një person tjetër. Sipas autoriteteve, automjeti lëvizte me shpejtësi mbi 160 km/h, përpara se ndjekja të përfundonte pasi policia vendosi në rrugë një shirit me thumba, duke detyruar drejtuesin të ndalonte. Vetëm pak sekonda më vonë, tre personat brenda automjetit dolën prej tij dhe nisën të largoheshin me vrap, madje duke tentuar të kalonin autostradën.

Ikin dritat sa nis ndeshja e javës së dytë Teuta-Tirana në stadiumin ‘Niko Dovana’ në Durrës

Dy avionë fluturojnë në lartësi të ulët mbi stadium, pamjet spektakolare bëhen virale Dy avionë të kompanisë Airlink kanë kryer një fluturim spektakolar në lartësi të ulët mbi stadiumin DHL në Cape Town, pak para ndeshjes së ragbit mes Afrikës së Jugut dhe Zelandës së Re. Manovra, e transmetuar drejtpërdrejt në televizion, tërhoqi menjëherë vëmendjen e tifozëve dhe u bë virale në rrjetet sociale. Sipas të dhënave të gjurmimit të fluturimeve, njëri prej avionëve raportohet se ka kaluar në një distancë shumë të afërt me çatinë e stadiumit. Dy avionët ishin një Embraer E190, me regjistrim ZS-YAE, dhe një Embraer E195, me regjistrim ZS-YDE. Të dy ishin të dekoruar me ngjyra speciale në kuadër të turneut “Rugby’s Greatest Rivalry”. Njëri prej avionëve ishte i lyer me ngjyrë të gjelbër, në simbolikë të ekipit të Afrikës së Jugut, ndërsa tjetri ishte i zi, duke përfaqësuar “All Blacks” të Zelandës së Re.

Aksident i rëndë në Kurbnesh, një i vdekur dhe dy të plagosur rëndë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme