Bota 30 August 2026, 12:57 Nga VNA

Të shtëna në një festival të muzikës elektronike në Zvicër, një i vrarë dhe pesë të plagosur

Ndaje në Whatsapp
Të shtëna në një festival të muzikës elektronike

 

Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë, pas të shtënave me armë zjarri gjatë një festivali të muzikës elektronike në qytetin Aarau të Zvicrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit në zonën e Sachen, pranë hipodromit të Aaraut, ku po zhvillohej aktiviteti vjetor “Aarauer Rave”, një festë e madhe e muzikës elektronike që kishte mbledhur rreth 3,500 pjesëmarrës.

Policia kantonale e Aargaut bëri të ditur se të shtënat ndodhën mes një grupi të madh njerëzish. Autorët, identiteti i të cilëve ende nuk dihet, u larguan nga vendngjarja dhe po kërkohen nga policia.

Pas të shtënave, autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të shmangnin zonën, ndërsa në vendngjarje u zhvillua një operacion i gjerë policor dhe i shërbimeve të emergjencës.

Një dëshmitar, i cituar nga mediat zvicerane, e përshkroi momentin si një seri “shpërthimesh zjarri”.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivin e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Video

Të shtëna me armë gjatë festivalit të muzikës elektronike “Aarauer Rave” në Aarau të Zvicrës lanë një person të vdekur dhe pesë të plagosur, disa në gjendje të rëndë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00, ndërsa në aktivitet ndodheshin rreth 3,500 persona. Autorët u larguan nga vendngjarja dhe janë në kërkim nga policia. Lexo më shumë: https://vna.al/te-shtena-ne-nje-festival-te-muzikes-elektronike-ne-zvicer-nje-i-vrare-dhe-pese-te-plagosur-i28317

Max Amini i habitur nga shitja e 5 shfaqjeve të tij në Pallatin e Kongreseve (27-28-29 Nëntor) Video-mesazh për shqiptarët: Uau! Komediani i njohur ndërkombëtarisht Max Amini u shpreh i mahnitur nga mikpritja dhe interesimi i jashtëzakonshëm i publikut shqiptar! Pasi biletat e parashitjes u konsumuan brenda vetëm pak orësh, ai ka ndarë këtë video-mesazh falënderues për të gjithë fansat në Shqipëri. Mesazhi i plotë i Max Amini "Ka qenë fantastike. Po më dërgoni kaq shumë dashuri sa është e pabesueshme! Ai atje është Joe, ai merret me organizimin e të gjitha shfaqjeve. Dëgjoni, Shqipëria dhe Kajro dolën në shitje... gjatë parashitjes, brenda pak orësh biletat u shitën të gjitha! Ekipi im po punon për të publikuar më shumë data/shfaqje. Nuk pres dot t'ju shoh! Ju dua, faleminderit për dashurinë. Thjesht doja t'ju thoja që mezi pres t'ju shoh, ka qenë shumë e ngrohtë të shoh gjithë këtë energji. Let's go!"

Të shtëna me armë gjatë festivalit të muzikës elektronike “Aarauer Rave” në Aarau të Zvicrës lanë një person të vdekur dhe pesë të plagosur, disa në gjendje të rëndë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00, ndërsa në aktivitet ndodheshin rreth 3,500 persona. Autorët u larguan nga vendngjarja dhe janë në kërkim nga policia. Lexo më shumë: https://vna.al/te-shtena-ne-nje-festival-te-muzikes-elektronike-ne-zvicer-nje-i-vrare-dhe-pese-te-plagosur-i28317

Vodhi një “Audi Q5” në rrugën dytësore Durrës-Tiranë dhe tentoi t’i shpëtonte policisë, por arratia e 35-vjeçarit italian përfundoi pranë Pallatit me Shigjeta. Gjatë ndjekjes ai përplasi disa automjete dhe goditi me makinë një efektiv policie. Si përfundoi në pranga italiani? Lajmi i plotë në koment.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme