Bota 30 August 2026, 11:47 Nga VNA

Marrëveshje 25-vjeçare SHBA–Venezuelë për naftën, synohet prodhimi mbi 1.5 milionë fuçi në ditë

Ndaje në Whatsapp
Marrëveshje 25-vjeçare SHBA–Venezuelë për

Venezuela ka zbuluar detaje të një marrëveshjeje të madhe energjetike me Shtetet e Bashkuara, e cila do të ketë një kohëzgjatje prej 25 vitesh.

Presidentja e përkohshme venezueliane Delcy Rodríguez deklaroi se projekti parashikon zhvillimin e 17 fushave strategjike të naftës, me synimin që prodhimi të arrijë mbi 1.5 milionë fuçi në ditë.

Rodríguez e cilësoi marrëveshjen “historike”, duke argumentuar se ajo do të ndihmojë në ringjalljen e ekonomisë së Venezuelës dhe në rritjen e të ardhurave të shtetit.

Caracas këmbëngul se marrëveshja nuk cenon kontrollin e vendit mbi pasuritë natyrore. Sipas Rodríguez, Venezuela do të vazhdojë të ruajë sovranitetin mbi rezervat e saj të naftës.

Marrëveshja shënon një kapitull të ri në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Caracas-it dhe mund të ketë ndikim të rëndësishëm edhe në tregun ndërkombëtar të energjisë.

Venezuela zotëron rezervat më të mëdha të provuara të naftës bruto në botë, por industria e saj është dëmtuar prej vitesh nga mungesa e investimeve, problemet infrastrukturore dhe sanksionet. 

Video

Vodhi një “Audi Q5” në rrugën dytësore Durrës-Tiranë dhe tentoi t’i shpëtonte policisë, por arratia e 35-vjeçarit italian përfundoi pranë Pallatit me Shigjeta. Gjatë ndjekjes ai përplasi disa automjete dhe goditi me makinë një efektiv policie. Si përfundoi në pranga italiani? Lajmi i plotë në koment.

Një 68-vjeçar është arrestuar në Kanada, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin Kishës Katolike St. Simon. Zjarri përfshiu me shpejtësi ndërtesën, ndërsa pamjet e filmuara nga vendngjarja tregojnë kishën të mbuluar nga flakët dhe tymi. Si pasojë e zjarrit, kulla e kishës u shemb.

Forcat amerikane kanë fundosur në Paqësorin Lindor një anije të dyshuar se përdorej si pikë lundruese furnizimi për trafikantët detarë të drogës. Marinsa dhe marinarë nga anija USS “San Antonio” hipën në bordin e mjetit lundrues dhe morën kontrollin pa incidente. Personat që ndodheshin në bord iu dorëzuan më pas autoriteteve të Ekuadorit, ndërsa anija u fundos nga forcat amerikane. Sipas Komandës Jugore të SHBA-së, anija dyshohet se mbështeste organizatën kriminale ekuadoriane “Los Choneros” në operacionet e trafikut të paligjshëm të drogës.

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në fshatin Markatomaj të Lezhës. Sipas informacioneve paraprake, nga shpërthimi raportohet se kanë mbetur të plagosur 5 persona, pjesëtarë të së njëjtës familje. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Lezhës, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Tre prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi kanë pësuar djegie të shumta në trup.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme