Bota 30 August 2026, 20:18 Nga VNA

Ngrohja globale po e bën El Nino-n më të fortë dhe të paparashikueshëm, studimi: Rritet rreziku për përmbytje dhe thatësira

Ndaje në Whatsapp
Ngrohja globale po e bën El Nino-n më të fortë dhe të

Një studim i ri shkencor ngre shqetësimin se ngrohja globale e shkaktuar nga djegia e lëndëve djegëse fosile po ndikon në intensifikimin e fenomenit El Nino, duke e bërë atë më të fuqishëm dhe më të paparashikueshëm.

El Nino është një fenomen natyror klimatik që shfaqet zakonisht çdo dy deri në shtatë vjet, kur temperaturat e ujërave në pjesën lindore të Oqeanit Paqësor tropikal rriten ndjeshëm. Ky ndryshim shkakton një sërë pasojash atmosferike që mund të ndikojnë në motin në shumë rajone të botës.

Studimi, i udhëhequr nga Julia Cole, studiuese e klimës në Universitetin e Michiganit dhe i publikuar në revistën “Science”, sugjeron se ngrohja globale dhe El Nino mund të ndikojnë te njëri-tjetri. Ndërsa El Nino kontribuon në rritjen e temperaturave globale, ngrohja e shkaktuar nga aktiviteti njerëzor duket se po forcon intensitetin e vetë fenomenit.

“Po shohim një trend drejt El Nino-ve më të forta dhe ajo që po përjetojmë tani është në përputhje me këtë trend”, është shprehur Cole, duke theksuar se fenomeni po sillet ndryshe krahasuar me periudhën para-industriale.

Për të analizuar ndryshimet e El Ninos ndër shekuj, studiuesit ekzaminuan korale të lashta nga Ishujt Galapagos, disa prej të cilave datojnë rreth 1 mijë vjet më parë. Përbërja kimike e koraleve u dha mundësi shkencëtarëve të rindërtonin temperaturat e sipërfaqes së detit dhe të studionin mënyrën se si ka ndryshuar fenomeni me kalimin e kohës.

Sipas rezultateve të studimit, ndryshueshmëria e El Ninos është rritur me rreth 37% krahasuar me periudhën para-industriale. Ndryshimi është bërë veçanërisht i dukshëm gjatë katër dekadave të fundit, periudhë gjatë së cilës janë regjistruar disa nga episodet më të fuqishme të fenomenit.

El Nino-t e forta janë shoqëruar edhe me temperatura rekord në mbarë botën, përfshirë vitet 1998, 2016 dhe 2024. Studiuesit argumentojnë se rritja e intensitetit dhe ndryshueshmërisë së episodeve të fundit nuk mund të shpjegohet vetëm përmes variacioneve natyrore të klimës.

Pasojat mund të jenë të ndryshme në varësi të rajonit. Në pjesë të Amerikës së Jugut dhe në jug të Shteteve të Bashkuara, El Nino mund të sjellë reshje të dendura dhe përmbytje, ndërsa në Indi mund të ndikojë në dobësimin ose shkurtimin e sezonit të musoneve.

Në anën tjetër, Indonezia dhe Australia përballen zakonisht me kushte më të thata gjatë episodeve të El Ninos, duke rritur rrezikun për thatësira dhe zjarre.

Një tjetër shqetësim i madh lidhet me sigurinë ushqimore. Një episod i fuqishëm i El Ninos mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme në prodhimin bujqësor në zona të ndryshme të botës, duke rritur rrezikun e urisë dhe krizave humanitare.

Shkencëtarët u bëjnë thirrje vendeve të përgatiten më mirë për këto ndryshime përmes rezervave ushqimore, masave të përshtatjes klimatike dhe forcimit të sistemeve të reagimit ndaj fatkeqësive.

Megjithatë, sipas studiuesve, masa më e rëndësishme afatgjatë mbetet ulja e përdorimit të lëndëve djegëse fosile dhe reduktimi i emetimeve, me qëllim kufizimin e ngrohjes globale.

Video

Një ndjekje spektakolare policore është zhvilluar në Teksas, pasi dy burra të dyshuar për përfshirje në një rast trafikimi njerëzor tentuan t’u largoheshin autoriteteve me shpejtësi mbi 160 km/h. Ngjarja ndodhi në zonën e Fayence, ndërsa ndjekja u zhvillua përgjatë autostradës ndërshtetërore I-10. Një helikopter i Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA-së filmoi nga ajri lëvizjet e automjetit, në të cilin ndodheshin dy të dyshuarit dhe një person tjetër. Sipas autoriteteve, automjeti lëvizte me shpejtësi mbi 160 km/h, përpara se ndjekja të përfundonte pasi policia vendosi në rrugë një shirit me thumba, duke detyruar drejtuesin të ndalonte. Vetëm pak sekonda më vonë, tre personat brenda automjetit dolën prej tij dhe nisën të largoheshin me vrap, madje duke tentuar të kalonin autostradën.

Ikin dritat sa nis ndeshja e javës së dytë Teuta-Tirana në stadiumin ‘Niko Dovana’ në Durrës

Dy avionë fluturojnë në lartësi të ulët mbi stadium, pamjet spektakolare bëhen virale Dy avionë të kompanisë Airlink kanë kryer një fluturim spektakolar në lartësi të ulët mbi stadiumin DHL në Cape Town, pak para ndeshjes së ragbit mes Afrikës së Jugut dhe Zelandës së Re. Manovra, e transmetuar drejtpërdrejt në televizion, tërhoqi menjëherë vëmendjen e tifozëve dhe u bë virale në rrjetet sociale. Sipas të dhënave të gjurmimit të fluturimeve, njëri prej avionëve raportohet se ka kaluar në një distancë shumë të afërt me çatinë e stadiumit. Dy avionët ishin një Embraer E190, me regjistrim ZS-YAE, dhe një Embraer E195, me regjistrim ZS-YDE. Të dy ishin të dekoruar me ngjyra speciale në kuadër të turneut “Rugby’s Greatest Rivalry”. Njëri prej avionëve ishte i lyer me ngjyrë të gjelbër, në simbolikë të ekipit të Afrikës së Jugut, ndërsa tjetri ishte i zi, duke përfaqësuar “All Blacks” të Zelandës së Re.

Aksident i rëndë në Kurbnesh, një i vdekur dhe dy të plagosur rëndë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme