Politika 25 February 2025, 20:10 Nga VNA

Vendimi i GJEDNJ për çështjen Gëllçi: Çfarë thotë realisht Strasburgu?

Ndaje në Whatsapp
Vendimi i GJEDNJ për çështjen Gëllçi:

Sot, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) ka dhënë vendimin e saj mbi pretendimin e ish-drejtorit të RTSH, z. Thoma Gëllçi, i cili argumentonte se paraburgimi i tij ishte në shkelje të nenit 5, paragrafi 3, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ky nen lidhet me të drejtën për lirinë dhe sigurinë, duke përcaktuar se çdo kufizim i lirisë duhet të bëhet me vendim gjykate dhe brenda një afati të arsyeshëm.

Menjëherë pas publikimit të vendimit, në disa media nisi të qarkullojë ideja tashmë e njohur se SPAK dhe Gjykata e Posaçme shkelin të drejtat e njeriut. Kjo është një teori e përsëritur, e mbështetur nga disa avokatë të kthyer në analistë mediatikë, si dhe nga disa gazetarë që tanimë po shfaqen si ekspertë të drejtësisë.

Por çfarë thotë realisht Strasburgu?

1️⃣ GJEDNJ nuk e ka rrëzuar vendimin për fajësinë e z. Gëllçi. Përkundrazi, në paragrafin 21 të vendimit, Gjykata thekson se gjykatat shqiptare kishin bazë të mjaftueshme për të konstatuar dyshimin e arsyeshëm se ai kishte kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Ky është një standard i rëndësishëm, pasi rrëzimi i tij do të nënkuptonte probleme serioze me provueshmërinë e fajësisë në vend.

2️⃣ GJEDNJ nuk ka rrëzuar as vendimin për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, por ka kritikuar mungesën e një analize më të thelluar mbi alternativat e tjera të masave të sigurisë, si detyrimi për paraqitje apo arresti shtëpiak. GJEDNJ ka rrëzuar zgjatjen e paraburgimit.

3️⃣ Ajo që GJEDNJ ka rrëzuar është mënyra si gjykatat shqiptare kanë argumentuar nevojën për vazhdimin e paraburgimit. Sipas Strasburgut, vendimet për zgjatjen e paraburgimit të z. Gëllçi u bazuan në argumente të përgjithshme, pa dhënë një analizë konkrete mbi rreziqet reale që mund të vinin nga lirimi i tij. Në vendim theksohet se gjykatat shqiptare përmendën si arsye nevojën për grumbullim të provave të tjera, por pa saktësuar se cilat prova ishin ende të pambledhura dhe pse ato nuk mund të siguroheshin më herët. Për më tepër, ato nuk iu përgjigjën argumentit të z. Gëllçi se provat kundër tij bazoheshin vetëm në dokumente që tashmë ishin sekuestruar nga prokuroria, duke hedhur kështu dyshime mbi rrezikun e tij për të manipuluar prova apo dëshmitarë.

4️⃣ Gjykata gjithashtu nuk pranoi argumentin e qeverisë shqiptare se Gëllçi kishte kontakte me dëshmitarët dhe mund të ndikonte mbi ta, pasi ky pretendim nuk shoqërohej me prova konkrete ose ndonjë fakt që tregonte përpjekje të tij për të manipuluar dëshmitë.

Çfarë do të thotë ky vendim?

Ky vendim nuk është një dënim për sistemin e drejtësisë shqiptare, por një proces normal i vetërregullimit të procesit gjyqësor, i cili duhet lënë i lirë të funksionojë dhe jo të anatemohet. Ky vendim nënvizon nevojën për një analizë më të detajuar dhe të bazuar në prova konkrete të gjykatave shqiptare kur vendoset për masën e paraburgimit, veçanërisht kur bëhet fjalë për zgjatjen e saj.

Në fund, le t’ia lëmë drejtësinë institucioneve përkatëse dhe jo interpretimeve të lira mediatike.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme