Politika 25 February 2025, 17:31 Nga VNA

Sulmet ndaj SPAK, Diaspora kundër Ramës kërkon që Kryeminsitri të hetohet

Ndaje në Whatsapp

Deklaratat dhe sulmet e kryeminsitrit Edi Rama ndaj SPAK kanë sjellë edhe reagimin e Diasporës për Shqipërinë e Lirë. Në një deklaratë për mediat, Diaspora e quan antikishtuese ndërhyrjen e Ramës dhe kërkon nga SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë që të hetojnë kreun e qeverisë. Një reagim dhe distancim nga deklaratat i'a kërkojnë presidentit Bajram Bega, si dhe trupës diplomatike të ShBA- ve dhe BE në Tiranë. Deklarata DPSHL dënon me ashpërsinë më të madhe ndërhyrjet e vazhdueshme dhe të papranueshme të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në sistemin e drejtësisë, të cilat shkelin Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, parimet e shtetit të së drejtës, dhe minon një herë e përgjithmonë ëndrrën Evropiane të Shqiperise dhe shqiptarëve. Kryeministri ka bërë dhe vazhdon të bëjë deklarata të paprecedenta në historinë demokratike të shtetit shqiptar, duke tentuar të ushtrojë presion mbi organet e drejtësisë dhe të mbrojë individë të përfshirë në hetime apo të dënuar. Kërkesat Urgjente të DPSHL: • I bëjmë thirrje Presidentit të Republikës që të mbrojë Kushtetutën dhe të dënojë publikisht ndërhyrjet e Kryeministrit në drejtësi. • I kërkojmë SPAK të shqyrtojë deklaratat dhe veprimet e Kryeministrit dhe të marrë masat ligjore për çdo ndërhyrje të paligjshme në drejtësi. • Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) të dalin me një deklaratë të qartë kundër ndërhyrjeve politike në drejtësi. • Delegacioni i BE-së dhe Ambasada e SHBA të monitorojnë nga  afër situatën dhe të kërkojnë respektimin e parimeve demokratike dhe të shtetit të së drejtës.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme