Politika 25 February 2025, 16:12 Nga VNA

Aleatët në listat e PD, kuotat në dorë të Berishës

Ndaje në Whatsapp
Aleatët në listat e PD, kuotat në dorë të Berishës

 

Partia Demokratike është në fazën finale të negociatave me aleatët për ndarjen e kuotave në listën e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit. Kreu i opozitës, Sali Berisha, deklaroi nga selia blu se bisedimet po vijojnë dhe se aleatët do të kenë përfaqësim në listën zgjedhore.

"Sigurisht që aleatët do të kenë kandidatë. Kjo kuotë ka ekzistuar gjithmonë dhe do të ekzistojë. Negociatat janë ende në proces dhe rezultati përfundimtar do të bëhet publik," u shpreh Berisha.

Sipas tij, kriteri kryesor për përzgjedhjen e kandidatëve do të jetë rekordi elektoral i secilit subjekt politik në koalicion. "Koalicioni ndërtohet mbi bazën e një performance elektorale dhe ky parim nuk mund të shkelet," theksoi ai.

Burime pranë PD-së bëjnë me dije se negociatat me partitë e vogla vijojnë.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme