Të paktën 7 persona kanë humbur jetën dhe 112 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë hekurudhor në provincën e Gizës, në Egjipt. Sipas Hekurudhave Kombëtare Egjiptiane, një tren pasagjerësh që udhëtonte nga Giza drejt Fayoum është përplasur me pjesën e pasme të një treni tjetër që po udhëtonte nga Kajro drejt Asuanit.
Përplasja ka ndodhur mes stacioneve Kafr Ammar dhe Al Raqqa, duke shkaktuar daljen nga shinat të disa vagonëve. Egjipti është përballur vazhdimisht me aksidente të rënda hekurudhore, të lidhura shpesh me probleme në sinjalistikë dhe gabime njerëzore.






















