Bota 8 November 2026, 13:26 Nga VNA

“Mik” i paftuar në 3 të natës! 21-vjeçari tenton t’i arratiset policisë, por përfundon bashkë me makinën në kuzhinën e një shtëpie

Ndaje në Whatsapp

“Mik” i paftuar në 3 të natës! 21-vjeçari

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Zvicër, ku një 21-vjeçar, në përpjekje për t'i shpëtuar një kontrolli policor, ka përfunduar me automjetin e tij brenda kuzhinës së një banese private. Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:35 të mëngjesit në zonën e Andwil, në kantonin e St. Gallenit.

Sipas mediave zvicerane, gjithçka nisi kur një patrullë policie në qytetin Gossau tentoi të ndalonte për kontroll drejtuesin e një automjeti tip Mercedes. Por 21-vjeçari nuk iu bind urdhrit të efektivëve dhe u largua me shpejtësi tepër të lartë në drejtim të Andwil, duke kryer disa shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor.

“Mik” i paftuar në 3 të natës! 21-vjeçari

Policia u vu në ndjekje të tij, por arratisja përfundoi në mënyrë dramatike. Teksa po kalonte pranë një servisi automjetesh në Andwil, i riu preku me rrotat e makinës bordurën e djathtë të rrugës dhe humbi kontrollin e drejtimit. Automjeti kaloi të dy korsitë, çau një gardh me shkurre dhe u përplas me forcë në fasadën e një banese.

Goditja ishte aq e fuqishme sa Mercedesi depërtoi përmes murit të jashtëm dhe përfundoi brenda kuzhinës së shtëpisë, duke shkaktuar dëme të jashtëzakonshme materiale.

“Mik” i paftuar në 3 të natës! 21-vjeçari

Në momentin e aksidentit, banorët e shtëpisë ishin në gjumë. Fatmirësisht, asnjëri prej tyre nuk u lëndua. Mediat vendase theksojnë se ngjarja mund të kishte pasur pasoja tragjike nëse familjarët do të kishin qenë në kuzhinë në momentin e përplasjes.

Drejtuesi 21-vjeçar mbeti i plagosur rëndë, por arriti të dilte vetë nga automjeti i shkatërruar. Ai mori ndihmën e parë nga ekipet e urgjencës dhe më pas u transportua në spital për trajtim të specializuar.

Operacioni i largimit të Mercedesit rezultoi veçanërisht i vështirë, pasi makina kishte ngecur mes strukturave të dëmtuara të shtëpisë. Ekipet e shpëtimit u detyruan ta çmontonin pjesërisht automjetin përpara se të arrinin ta nxirrnin nga ndërtesa.

Një ekspert i strukturave të ndërtimit, i angazhuar për vlerësimin e dëmeve, deklaroi për gazetën zvicerane Blick se nuk kishte parë më parë një rast të tillë, ku një automjet të kishte depërtuar plotësisht në katin përdhes të një banese.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme