Bilanci i tërmetit shkatërrues që goditi Venezuelën vijon të rëndohet nga ora në orë. Sipas autoriteteve, deri tani janë konfirmuar 235 viktima, mbi 4.300 të plagosur dhe më shumë se 42 mijë persona rezultojnë ende të zhdukur.
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 goditën vendin brenda vetëm 40 sekondash gjatë natës mes së mërkurës dhe të enjtes, duke shkaktuar shembje masive ndërtesash, veçanërisht në Karakas dhe në shtetin bregdetar të La Guaira.
Ministri i Brendshëm bëri të ditur se vetëm në La Guaira janë shembur mbi 100 ndërtesa dhe rreth 70 mijë familje janë prekur nga katastrofa.
Ndërkohë ekipet e shpëtimit vazhdojnë operacionet mes rrënojave. Një grua u nxor e gjallë 24 orë pas tërmetit nga rrënojat e një godine në Chacao, duke dhënë një shpresë të vogël mes tragjedisë.
Edhe dirigjenti i njohur venezuelian Gustavo Dudamel ka njoftuar se po organizon një plan ndërkombëtar ndihme për të mbështetur të prekurit nga fatkeqësia.






















