Bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rënduar ndjeshëm, duke arritur në të paktën 164 të vdekur dhe 971 të plagosur, sipas presidentes në detyrë, Delcy Rodriguez.
Autoritetet kishin raportuar më herët për 32 viktima dhe mbi 700 të plagosur, por ekipet e shpëtimit paralajmërojnë se numri i të vdekurve mund të vazhdojë të rritet ndërsa operacionet e kërkim shpëtimit vijojnë në zonat më të goditura.
Dy tërmetet, me magnitudë 7.2 dhe 7.5, goditën vendin mbrëmjen e së mërkurës dhe konsiderohen ndër më të fuqishmit që kanë prekur Venezuelën në më shumë se një shekull. Lëkundjet u ndjenë në një zonë të gjerë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturë dhe banesa.
Pas katastrofës, qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare, ndërsa në disa vende të rajonit u lëshuan paralajmërime për cunami.
Sipas United States Geological Survey, ekziston një probabilitet i lartë që numri përfundimtar i viktimave të jetë shumë më i madh, me vlerësime që variojnë nga 10 mijë deri në 100 mijë të vdekur.
Zona më e prekur mbetet La Guaira, pranë kryeqytetit Caracas, ku dëmet materiale dhe humbjet në njerëz janë raportuar si më të mëdhatë.






















