Bota 25 June 2026, 10:29 Nga VNA

SHBA kërkon 80 miliardë dollarë për kostot e luftës në Iran, Trump: “Arritëm atë që s’e ka bërë asnjë president tjetër, Teherani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore”

Ndaje në Whatsapp
SHBA kërkon 80 miliardë dollarë për kostot e luftës

Donald Trump ka deklaruar se marrëveshja e arritur me Iranin garanton që Teherani nuk do të zotërojë kurrë armë bërthamore.
Ai e cilësoi këtë marrëveshje si një sukses historik, duke theksuar se “asnjë president tjetër nuk e ka arritur më parë një rezultat të tillë”.
Sipas tij, “Lindja e Mesme tani është më e sigurt” pas këtij zhvillimi diplomatik.
Ndërkohë, administrata amerikane i ka kërkuar Kongresit një paketë financiare prej 88 miliardë dollarësh për shpenzime të ndryshme.
Rreth 80 miliardë dollarë të kësaj pakete, sipas raportimeve, lidhen me kostot e luftës në Iran dhe konfliktin e nisur më 28 shkurt.
Trump ka kritikuar edhe disa aleatë kryesorë të NATO-s, duke shprehur pakënaqësi ndaj Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë.
Ai tha se këto vende “e kanë braktisur SHBA-në” dhe nuk kanë ofruar mbështetjen e pritur në momentet e krizës.
Trump shtoi gjithashtu se një president tjetër nuk do të ishte takuar me Mark Rutte në të njëjtën mënyrë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme