Sociale 5 July 2025, 19:04 Nga VNA

Thesaret e Mesdheut zbresin në Tiranë, por ekspozitën nuk ka kush t'a shohë

Ndaje në Whatsapp
Thesaret e Mesdheut zbresin në Tiranë, por ekspozitën nuk ka kush

Kur flet për Bibliotekën Kombëtare shumë kush ngre supet dhe pyet: Pse hapur është? Dhe me të drejtë! Një godinë, deri dje simbol i librit, i sallave të studimit, i ekspozitave dhe gumëzhitjes së debatit kulturor.

Sot....një ndërtesë që vegjeton mes qendrës së Tiranës. Pas përmbytjes së pak viteve më parë, duket se akoma nuk e ka marrë veten. Nga disa salla, sot vetëm një apo dy janë funksionale. Gjimnazistë, studentë, studiues dhe dashamir të librit janë larguar. "Besnikë" të saj janë vetëm punonjësit, që bashkë me ndërtesën vegjetojnë deri në moshë të pensionit.

Dhe gjithë kjo panoramë ka edhe pasojat e saj. Duket si një investim serioz për të larguar shqiptarët nga libri, nga historia, nga kultura, nga identiteti...dhe e dini pse?

Sepse në këtë vend po investohet fuqishëm që t'i hiqet kujtesa këtij populli. Sepse edhe në një ekspozitë me thesare të çmuara, ku sallat e Bibliotekës do duhej të gumëzhinin nga njerëzit e etur për dije dhe kulturë, vizitohen vetëm nga turistët.

Edhe pse ekspozita është e hapur prej ditësh, në ambientet e saj ka shumë pak vizitorë e kuriozë. Nën zë punonjëset pohojnë se interesi më i lartë është shfaqur nga turistët e huaj, prania e të cilëve konstatohet me sy të lirë, shqiptarët nuk kthejnë më as kokën kësaj godine.

Ekspozita

Prej 28 qershorit në ambientet e Bibliotekës Kombëtare është hapur ekspozita "Kujtesa e Mesdheut". 700 vepra origjinale, duke përfshirë libra, dorëshkrime, harta e gravura të viteve 1300-1800, pjesë e koleksionit të Bibliotekës janë të ekspozuara në këtë godinë.

Nga antikiteti Greko -Romak, me botimet më të hershme të autorëve klasikë grekë dhe latinë; nga Homeri, Aristoteli, Euripidi, Herodoti, Ptolemeu, Ciceroni; tek trashëgimia bizantine, koleksioni Venecian.

Një trashëgimi e jashtëzakonshme që pasqyron rolin jetik të Venecias si qendër të kulturës europiane të Rilindjes me vepra të rralla si Paolo Manuzio, Bernardin Benali dhe Girolamo Albrizzi.

Një pjesë e të rëndësishme i kushtohet edhe Orientit, botës arabe, Egjiptit, sidomos veprave dhe dorëshkrimeve të Perandorisë Osmane.

Një Thesar Mesdhetar në Zemër të Tiranës: Ekspozita që Zbulon Pasuritë e Fshehura të Bibliotekës Kombëtare

Nga 28 qershori deri më 18 korrik 2025, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë hap dyert për një nga ekspozitat më të pasura dhe domethënëse të trashëgimisë sonë kulturore: “Kultura e Mesdheut – Një thesar i trashëguar nga Antikiteti te Epoka Moderne”.

Kjo ekspozitë sjell për herë të parë në një paraqitje të përqendruar mbi 700 vepra origjinale, përfshirë libra të rrallë, atlase, albume, dokumente historike dhe harta që pasqyrojnë ndikimin e thellë dhe të ndërsjellë të qytetërimeve mesdhetare nëpër shekuj.

Një Udhëtim në Kohë përmes Seksioneve Tematike:

Ekspozita është ndarë në disa seksione tematike që pasqyrojnë dimensione të ndryshme të qytetërimit mesdhetar:

Vektori i Zotit – Një pasqyrë e ndikimit të besimeve monoteiste në formësimin e peizazhit shpirtëror dhe kulturor të rajonit.

Udhëtime dhe Dëshmi – Prezanton rrëfime të udhëtarëve dhe hartografëve më të njohur evropianë të shekujve XVI–XVII, përfshirë harta të rralla dhe dokumente udhëtimesh që tregojnë për lidhjet tregtare e kulturore.

Orientalizmat dhe Përkthimet – Një dritare mbi kontaktet e Mesdheut me Lindjen, me vepra në gjuhët persisht, arabisht dhe osmane, që dëshmojnë rrugët kulturore mes Perëndimit dhe Orientit.

Trashëgimia Shqiptare në Mesdhe – Theksohet roli dhe prania e shqiptarëve në qytetërimin mesdhetar përmes figurave historike, autorëve klasikë dhe dokumenteve të rralla.

Idetë e Adriatikut dhe Jonit – Një sesion i veçantë që i kushtohet rolit të dy deteve si urë komunikimi dhe ndërveprimi ndërkulturor.

Pjesë e çmuar e ekspozitës është edhe "Atlasi i Joan Blaeu-t", një nga hartografët më të mëdhenj të shekullit XVII, si dhe vepra të autorëve të lashtë si Plini, Ptolemeu, Ciceroni, Straboni, Herodoti, e të tjerë.

Hapja Zyrtare dhe Orari i Vizitave

Ekspozita do të hapet më 28 qershor 2025, në orën 19:00, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë dhe do të jetë e hapur për publikun deri më 18 korrik 2025.

Një mundësi unike për të udhëtuar në kohë, për të parë nga afër pasuritë e trashëguara dhe për të kuptuar më mirë rolin që Shqipëria dhe Mesdheu kanë luajtur në historinë e qytetërimit perëndimor dhe lindor.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme