Sociale 4 July 2025, 15:04 Nga VNA

Kush po i "dorëheq" zyrtarët e PS? Vala e dorëheqjeve në Vlorë, drejtorët "surprizojnë" Ramën në ditën e lindjes së tij!

Ndaje në Whatsapp
Kush po i "dorëheq" zyrtarët e PS?  Vala e dorëheqjeve

Opinion nga Denada Kola

Në ditën e lindjes së kryeministrit Edi Rama, drejtorët e Bashkisë së Vlorës, nën udhëzimet e djeshme të tij, vendosën që si “dhuratë” t’i jepnin dorëheqjet.

Të gjithë drejtorët u rreshtuan një e nga një dhe dorëzuan në mënyrë unanime dorëheqjet e tyre.

Por duket se në Partinë Socialiste, dorëheqjet janë më të preferuara sesa shkarkimet nga kryeministri.

Kjo është një taktikë e njohur dhe e përsëritur ndër vite. Pak ditë më parë, një deputete e zgjedhur në qarkun e Fierit vendosi të dorëzonte mandatin e fituar për t’ia lënë vendin Zegjine Çaushit.

Kemi parë gjithashtu edhe dorëheqje të tjera në nivele më të larta, si ajo e Fatmir Xhafajt, i cili vendosi të lërë ministrinë për t’i hapur rrugë një figure me energji të reja.

Një tjetër rast është ai i deputetit Jurgis Çyrbja, i cili iu drejtua Kuvendit me letrën e dorëheqjes për shkak, sipas tij, të problemeve shëndetësore. Por vetëm 24 orë më pas, SPAK e arrestoi atë.

Një tjetër dorëheqje e bujshme ishte ajo e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici. Pas publikimit të një video skandali ku ai ishte i përfshirë në zyrën e tij, ai solli në media një nga dorëheqjet më të kuruara, krejt ndryshe nga mënyra e komunikimit të ish-kryebashkiakëve të mëparshëm.

Raste të tjera përmendim edhe atë të Saimir Tahirit, apo të drejtuesve të tjerë që kanë dorëzuar dorëheqjet në nivele të ndryshme drejtorish.

Një shembull tipik është Kadastra e Vlorës, ku ndër vite kemi parë më shumë drejtues të dorëhequr sesa zgjidhje për problemet e qytetarëve.

Edhe Drejtoria e AKU-së është një tjetër institucion ku dorëheqjet nuk kanë munguar, ndërkohë që problematika si salmonela mbeten pa zgjidhje konkrete.

Me shumë gjasë, do të shohim raste të tjera të ngjashme gjatë katër viteve të ardhshme, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama.

Mesa duket, ai ka zgjedhur që taktika e tij të jetë dorëheqja — jo për të shmangur problemet që mund të përfundojnë në gjykata, por si “koka turqish” që më shumë bëjnë lajm dhe harrohen, sesa kuptohet çfarë ka ndodhur realisht.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme