Sociale 30 April 2026, 14:44 Nga VNA

‘Helm fosil’: Mjedisorët kundër marrëveshjeve për gazin e lëngshëm

Ndaje në Whatsapp

‘Helm fosil’: Mjedisorët kundër marrëveshjeve

Organizatat mjedisore kundërshtojnë marrëveshjet e firmosura nga qeveria shqiptare për ngritjen e një qendre energjetike në Vlorë për gazin e lëngshëm natyror, për shkak se injekton sipas tyre “helm fosil” në vend.

Autoritetet shqiptare nënshkruan më 28 prill dy marrëveshje mbi burimet energjetike të ndërmjetësuara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat parashikojnë zhvillimin e një hub-i energjetik në Vlorë si dhe marrëveshjen për furnizimin me gaz të lëngshëm natyror.

Sipas qeverisë shqiptare, këto marrëveshje synojnë ta pozicionojnë Shqipërinë si një portë strategjike për energjinë në të gjithë rajonin.

“Një shtyllë qendrore e këtij vizioni është zhvillimi i Qendrës Energjetike të Vlorës, që është një komponent, një projekt shumë komponencial që do të ripërcaktojë rolin e Shqipërisë në këtë hartë energjetike,” tha Enea Karakaçi, ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës.

E pranishme gjatë nënshkrimit, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle theksoi gjithashtu rolin e Shqipërisë si nyjë lidhëse në Ballkan.

“Këto marrëveshje 6 miliardë dollarëshe për gazin e lëngshëm natyror tregojnë se Shqipëria po luan gjithmonë një rol në rritje si një ndërlidhës në Ballkanin Perëndimor,” tha Guilfoyle, duke shtuar se në sektorin energjetik siguria dhe begatia shkojnë krah për krah.

Por ndryshe nga entuziazmi që shoqëroi nënshkrimin e marrëveshjeve, një sërë organizatash mjedisore në Shqipëri janë dyshuese dhe i kritikojnë marrëveshje të tilla.

Lëvizja për Energjinë dhe Klimën, një grupim i gjashtë organizatave mjedisore, e kundërshtoi  këtë marrëveshje nëpërmjet një deklarate për mediat, duke vlerësuar se marrëveshje të tulla sjellin dëme mjedisore dhe ekonomike për vendin.

“Marrëveshja synon maksimalizimin e fitimit të kompanive shumëkombëshe nëpërmjet shitjes së gazit në Ballkan,” thuhet në deklaratë, e cila sjell në vëmendje edhe kostot e marrëveshjes së mëparshme me kompaninë Exelerate Energy në Shqipëri për termocentralin lundrues në Vlorë.

“Në Vlorë, aty ku mendohet të instalohet kjo industri fosile, kjo do të sillte dëme shumë të mëdha mjedisore dhe ekonomike,” thotë më tej Lëvizja për Energjinë dhe Klimën.

Sipas organizatave në mbrojtje të mjedisit, Vlora ka një ekosistem me vlera të larta mjedisore dhe një turizëm tashmë të konsoliduar, ndaj dhe kjo marrëveshje do ishte në dëm të qytetit bregdetar.

“Ne besojmë se populli i Vlorës do ta refuzojë masivisht injektimin e futjes së helmit fosil në Shqipëri,” përfundon deklarata./BIRN/

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme