Sociale 30 April 2026, 13:48 Nga VNA

Shqipëria humb 3 vende për lirinë e mediave/ Radiografia si kontrollohen nga qeveria

Ndaje në Whatsapp

Shqipëria humb 3 vende për lirinë e mediave/ Radiografia si

Një nga organizatat më të besueshme për gjendien e lirisë së mediave, “Reporterët Pa Kufij’ kanë publikuar raportin për Shqipërinë ku ne renditemi në vendin e 83, duke humbur tre vende nga viti i kaluar. Për të krijuar një ide krahasuese me vendet e rajonit Shqipëria është shumë më keq se Maqedonia (e 45) apo Mali i Zi  (i 41), por renditet në pozicion tejet më të mirë se Serbia (104).

Por, problemi kryesor i kësaj prapambetjeje në lirinë e mediave më shumë sesa humbja e tre vendeve qëndron tek simptomat që “Reporters Sans Frontieres” vënë re tek ky lëngim i të drejtës së publikut shqiptar për tu informuar. Ata konfirmojnë kritikat që artikulohen shpesh nga aktorët vendas, kryesisht për televizionet e mëdhenj që gjenden në thundrën e oligarkëve, të katër pesë familjeve, që i përdorin ato sipas interesave të veta. Madje shumë më keq sesa kaq, këtë pronarë TV-sh, janë të lidhur me politikën dhe marrin prej saj favore në sektorë si ai i dhënies së lejeve të ndërtimit.  

“Mediat private më me ndikim në Shqipëri janë në pronësi të një numri të vogël kompanish që kanë lidhje me botën politike, veçanërisht në sektorë shumë të rregulluar si ndërtimi”, theksohet në krye të raportit. Ndërsa në pjesën ekonomike precizohet: “Një pjesë e konsiderueshme e tregut mediatik shqiptar është e përqendruar në duart e katër ose pesë kompanive. Financimi publik përbën një pjesë të madhe të të ardhurave të medias, por shpërndarja e tij jotransparente dhe diskriminuese ngre dyshime për ushtrim ndikimi”.

Pra, pasqyra është e qartë pushteti politik që ka në dorë lejet, licensat apo findet publike komandon në mënyrë indirekte pronarët të cilët kufizojnë lirinë e gazetarëve që punojnë për ta. Si rrjedhim në konstatimet e “Reporterëve Pa Kufij’ vihet re gazetarët ndodhen nën presione politike, se ata kritikë pësojnë presione që synojnë diskreditimin e tyre, ndaj për rrjedhojë autocensura konsiderohet si një fenomen i përhapur.

Po ti shtosh kësaj gjendjeje alarmante edhe konstatimet se mbyllja e Tik Tokut para zgjedhjeve konsiderohet në raport si një kufizim i lirive apo faktin se qeveria nuk është transparente për të dhënë informacion, tabloja bëhet më e plotë. Por problemi kryesor që nuk nënvizohet për asnjë nga vendet e tjera të rajonit është në rastin tonë kapja financiare e pronarëve nga qeveria, gje që më pas determinon edhe faktin se këta oligarkë të mediave pastaj kufizojnë edhe lirinë e punonjësve të tyre gazetarë.

Ndonëse Shqipëria ka humbur tre vende në klasifikim dhe ndonëse në argumentimin e kësaj gjendjeje vërehen fenomene shumë shqetësuese, kryeministri Rama ka mbyllur sytë para këtyre fakteve, duke publikuar në rrjetet e tij sociale një qëndrim krejt të ndryshëm. 

Ai, i cili u tall me raportin e Reporterëve për vitin 2022 (postimet poshte), tani ka shfrytëzuar një raport të SIGMA-OECD, ku thuhet se Agjencia për Media dhe Informim (MIA) ka marrë lavderime, për të thënë se ndihet i përbaltur dhe i sulmuar nga brenda dhe nga jashtë, nga raporte që janë të pavarura jo vetëm nga qeveria por edhe nga faktet./ Lapsi.al

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme