Sociale 3 July 2025, 13:17 Nga VNA

Aktivistët ndryshojnë emrin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në “Ministrinë e Tymit dhe Ndotjes”

Ndaje në Whatsapp
Aktivistët ndryshojnë emrin e Ministrisë së Turizmit dhe

Një grup aktivistësh mjedisorë ka ndërmarrë një akt simbolik proteste, duke ndryshuar tabelën e hyrjes së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, të cilën e kanë ribërë “Ministria e Tymit dhe Ndotjes”, në shenjë revolte ndaj dështimeve të njëpasnjëshme të kësaj institucioni për të menaxhuar krizën e zjarreve dhe ndotjes së ajrit.

“Inceneratorët kanë djegur vetëm taksat tona!”, deklaruan ata gjatë protestës, duke iu referuar projektit të shumëpërfolur dhe të dështuar të inceneratorëve, që sipas tyre ka përfituar qindra milionë euro nga buxheti i shtetit, pa dhënë asnjë zgjidhje reale për menaxhimin e mbetjeve.

Vetëm dje në Elbasan, një zjarr masiv në fushën e mbetjeve ka mbuluar lagjet e qytetit me tym toksik. Sipas matjeve të pavarura të aktivistëve dhe ekspertëve të mjedisit, niveli i metanit ishte dy herë mbi normë, azoti dy herë e gjysmë më shumë, ndërsa dioksidi i karbonit tre herë mbi kufijtë e lejuar. E gjithë kjo, ndërkohë që asnjë thirrje zyrtare nuk është bërë për banorët, as për të qëndruar brenda ambienteve të mbyllura, as për përdorim maske, e as për të shmangur ekspozimin ndaj ajrit të ndotur.

“Asnjë masë. Asnjë paralajmërim. Asnjë përgjegjësi.” – shprehen aktivistët, duke shtuar se situata nuk është e izoluar. Zjarret e përsëritura në Elbasan, Tiranë dhe Vlorë nuk janë më aksidente, por shfaqin një model sistematik dështimi institucional dhe, siç thuhet në deklaratë, “tregojnë për një krizë me emër: Inceneratorët.”

Projekti i inceneratorit të Elbasanit, që ka përpirë 42 milionë euro, nuk ka funksionuar as gjatë krizës aktuale. Ndërsa tymi mbulon qytetin për të tretën ditë rresht, infrastruktura zjarrfikëse është e rrënuar. Katër automjete të viteve ’80 u dërguan për të shuar flakët në një nga pikat më kritike të ndotjes në vend. Ndërhyrja ajrore, që në shtete të tjera është praktikë e zakonshme në raste të tilla, as nuk u konsiderua.

Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë vitit 2024 u regjistruan 1,077 vatra zjarri dhe 43,466 hektarë të djegura, një rritje dramatike krahasuar me vitin e mëparshëm. Për më tepër, zjarrfikësit raportojnë përdorimin e mjeteve të tyre për pastrimin e pusetave në resortet luksoze të bregdetit, ndërkohë që qytetet digjen dhe qytetarët thithin helm.

“Kur digjet mjedisi dhe qeveria hesht, duhet të digjen edhe përgjegjësit politikë e ligjorë,” thuhet në deklaratën e protestuesve, të cilët i bënë thirrje SPAK dhe institucioneve të drejtësisë të nisin hetimet për abuzimet që kanë çuar në këtë gjendje alarmante.

Protesta mbyllet me një akt simbolik: vendosja e një tabele të re përpara godinës së ministrisë, me mbishkrimin: “Ministria e Tymit dhe Ndotjes – e vetmja gjë që kjo qeveri prodhon me bollëk!”

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme