Sociale 4 July 2025, 12:05 Nga VNA

Situata e zjarreve në vend/ 4 vatra aktive, vijojnë flakët në Elbasan, Finiq, Vaqarr dhe Has

Ndaje në Whatsapp
Situata e zjarreve në vend/ 4 vatra aktive, vijojnë flakët

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri në vendin tonë, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive.

Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e: Elbasanit, Librazhdit, Prrenjasit, Vlorës, Finiqit, Tiranës, Kavajës, Lezhës, Kurbinit, Shkodrës, Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe, Hasit, Devollit e Beratit.

Aktualisht mbeten aktive vatrat:

– Në vendgrumbullimin e mbetjeve, në bashkinë Elbasan, ku edhe sot vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës. Gjatë ditës së djeshme u punua kryesisht me hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e mbetjeve, ndërsa një grup ekspertësh ishte në terren për matjen e ndotjes së ajrit.

– Aktive mbetet edhe vatra e zjarrit midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja dhe fshatit Malçan, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq. Situata sot është e qetë, por në monitorim.

– Një tjetër vatër aktive është në fshatin Bulticë, njësia administrative Vaqarr, bashkia Tiranë, në një sipërfaqe me shkurre e ferra. Ditën e sotme, forcat operacionale, dhe me ndihmën e Helikopterit Cougar do të vazhdojnë punën për vënien nën kontroll të zjarrit.

– Aktive është edhe vatra e zjarrit në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, njësia administrative Gjinaj, Bashkia Has, në një sipërfaqe me pyll pishe. Terreni i vështirë dhe era e mbajnë zjarrin aktiv. Forcat operacionale vazhdojnë punën dhe gjatë ditës së sotme.

Si pasojë e zjarreve të rëna kryesisht në sipërfaqe me pemë, shkurre e barishte janë djegur rreth 6 hektarë me bimësi.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 36 automjete zjarrfikëse dhe 232 forca operacionale.

Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 35 efektivë, 4 automjete zjarrfikëse, 4 kamionë vetëshkarkues, dhe 1 traktor me zinxhirë, 1 grup ekspertësh për matjen e ndotjes së ajrit dhe 1 helikopter Cougar .

Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” për zjarret pothuajse në të gjitha qarqet.

Në qarqet, Korçë dhe Vlorë pritet nivel rrezik “I MODERUAR” dhe lokalisht rrezik “I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht:Korçë (Qendër), Vlorë (Veri Qendër).

Në këtë situatë u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë përgjegjësi maksimale, thekson Ministria e Mbrojtjes.

“Mos ndizni zjarre në ambiente të hapura, mos digjni mbeturina dhe shmangni çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr. Edhe pakujdesia më e vogël mund të ketë pasoja të rënda për mjedisin, pronën dhe jetën e njerëzve.

Në rast zjarri, njoftoni menjëherë shërbimet zjarrfikëse. Vetëm me kujdesin dhe bashkëpunimin e të gjithëve mund të parandalohet përhapja e zjarreve dhe të mbrojmë natyrën dhe komunitetet tona”.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme