Sociale 4 July 2025, 17:39 Nga VNA

TEC-i lundrues në Vlorë, edhe 1.74 milionë euro për sigurimin e asetit

Ndaje në Whatsapp
TEC-i lundrues në Vlorë, edhe 1.74 milionë euro për

 

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të sigurojë asetet e TEC-it lundrues në Vlorë për një vit me një fond limit prej 174 milionë lekë apo 1.74 milionë euro.

KESH publikoi në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike procedurën me objekt “Përfitimi i shërbimit të sigurimit të Asetit – Tec Lundrues, Vlorë”.

Në termat e referencës së procedurës sqarohen njësitë e sigurimit ku së pari sigurimi i anijes dhe makinerive. Po kështu sigurimi për mbrojtjen dhe dëmshpërblimi dhe sigurimi I përgjegjësisë së Përgjithshme për palën e tretë. Në fund edhe çdo sigurim tjetër që lidhet me këto njësi.

Vlera minimale sipas kontratës për një sigurim është 10 milionë USD për infrastrukturën fikse dhe për njësitë 20 milionë USD.

Tek të dhënat shtesë KESH nënvizon se aktualisht vlera e tregut e aseteve është 15 milionë USD dhe se numri I ekuipazhit në infrastrukturë është 55 persona. Menaxheri teknik që ka operim dhe mirëmbajtje është Renci Spark shpk kurse emri I kompanisë së siguruar që zotëron asetet Exelerate Renci FPB shpk.

Gjeneruesit termikë

Kriza e energjisë që nisi nga fundi i verës 2021 arriti kulmin në vitin 2022 duke ekspozuar Shqipërinë ndaj çmimeve të çmendura në importe.

KESH vendosi që të merrte me qira gjenerues termikë energjie dhe në finale pas zhvillimit të procedurave konkurruese u siguruan dy gjenerues termikë lundrues. Anijet janë të vendosura në Triport të Vlorës.

Këto të fundit do të prodhonin energji përmes naftës sipas nevojës. Kapaciteti i dy njësive është 110 MW.

Gjeneruesit parashikohej të prodhonin 884 GWh me një kosto prodhimi prej 185 euro/MWh diçka që nuk u materializua asnjëherë. Vlera e gjeneruesve termikë vlerësohet 15 milionë euro teksa qiraja për një periudhë 2 vjeçare llogaritej në 46 milionë dollar.

Në 2024-ë KESH zhvilloi një tender për blerjen e karburantit I cili do të prodhonte energji për komisionimin e këtyre TEC-ve teksa në fillim të këtij viti u prokurua shërbimi për evadimin e mbetjeve që do të dilnin nga ky proces./Monitor

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme