Sociale 4 July 2025, 22:04 Nga VNA

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar reagon për zjarret në landfillin e Elbasanit: Rrezik serioz për qytetarët, kërkojmë zgjidhje të përhershme

Ndaje në Whatsapp
Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar reagon për zjarret në

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar ka shprehur shqetësim për ndotjen e rëndë të ajrit në Elbasan si pasojë e mosfunksionimit të inceneratorit dhe zjarreve të shpeshta në landfill.

Në një deklaratë për shtyp, Qendra i bën thirrje Qeverisë që të investojë në ndërtimin e një inceneratori të ri sipas standardeve bashkëkohore, ndërsa kërkon nga drejtësia të hetojë abuzimet me projektin ekzistues.

Po ashtu, apelon për bashkëpunim ndërinstitucional për një zgjidhje të qëndrueshme. Qendra thekson se një mjedis i pastër është e drejtë themelore për çdo qytetar.

Deklarata e Qëndrës së Bashkëpunimit Ndërfetar:

Deklaratë për Shtyp

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar kërkon zgjidhje të përhershme për situatën e incenratorit në Elbasan

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar shpreh shqetësimin e thellë për situatën alarmante të ndotjes së ajrit në qytetin e Elbasanit, si pasojë e mosfunksionimit të inceneratorit ekzistues dhe shpërthimeve të përsëritura të zjarreve në landfill.

Kjo situatë përbën një rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve dhe një kërcënim të vazhdueshëm për mjedisin dhe të ardhmen e brezave të rinj. Në këtë kuadër:

I bëjmë thirrje Qeverisë së Shqipërisë të ndërmarrë me urgjencë investimin për ndërtimin e një inceneratori të ri, sipas standardeve bashkëkohore, që garanton mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik.

U bëjmë thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë me përparësi dhe të çojnë përpara drejtësisë të gjithë ata individë apo struktura që kanë abuzuar me fondet dhe menaxhimin e inceneratorit të mëparshëm, tashmë jashtë funksionit.

Kërkojmë nga institucionet vendore dhe kombëtare të bashkëpunojnë ngushtësisht për të ofruar një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë për këtë problem që përsëritet çdo vit.

Ne falënderojmë institucionet përgjegjëse, lokale dhe qendrore, për përpjekjet e deritanishme në shuarjen e zjarreve dhe stabilizimin e situatës.

Qendra jonë beson se një mjedis i pastër, i krijuar nga Zoti, është një e drejtë themelore për çdo qytetar dhe një detyrim moral për çdo shoqëri që synon zhvillim të qëndrueshëm, drejtësi dhe mirëqenie për të gjithë.

 

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme