Sociale 4 July 2025, 21:12 Nga VNA

Ngadalësohet ekonomia, telekomunikacioni i shtohet bujqësisë dhe industrisë në recesion

Ndaje në Whatsapp
Ngadalësohet ekonomia, telekomunikacioni i shtohet bujqësisë dhe

Rritja ekonomike e furnizuar nga ndërtimi, turizmi dhe pronat e patundshme u ngadalësua në mënyrë të konsiderueshme në tremujorin e parë të këtij viti, ndërsa shpenzimet paraelektorale të qeverisë i dhanë një dorë rritjes ekonomike me efekt afatshkurtër.

Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e parë të këtij viti u ngadalësua në 3.4% në terma vjetorë, ku dega “Administrata Publike dhe mbrojtja, sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale”, shënoi rritje vjetore në masën 19%, duke reflektuar aktivitetin parazgjedhor të qeverisë. Ndërkohë, ekonomia e shqiptarit të zakonshëm të punësuar në industri apo të vetëpunësuar në bujqësi, pësoi rënien e radhës.

Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se tre sektorë, bujqësia, industria dhe telekomunikacioni e mbyllën vitin 2024 me rënie dhe kjo rënie vijoi edhe në vitin 2025. Në fakt, bujqësia ka njohur rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto në terma realë për 13 tremujorë me radhë. Tremujori i fundit me rritje ka qenë tremujori i katërt i vitit 2021, ndërsa rënia ka nisur efektivisht që në vitin 2020.

Sektori i bujqësisë ka rëndësi të madhe shoqërore për Shqipërinë për shkak se në të janë të angazhuar zyrtarisht mbi 30% e të gjithë forcës punëtore të vendit ose rreth 300 mijë vetë. Bujqësia ra në tremujorin e parë të këtij viti me 2.8%.

Industria është sektori tjetër që ka rënë në recesion. Rënia në këtë sektor nisi në tremujorin e parë të vitit 2024 dhe duket se u thellua në tremujorin e parë të këtij viti me 5.7%. Sektori i industrisë përfshin aktivitetet e industrisë së rëndë si minierat apo guroret, elektriciteti, nafta, uji apo menaxhimi i mbeturinave si dhe industrinë përpunuese, e cila përfshin aktivitete të tilla si veshjet apo këpucët. Industria e lehtë ka nisur rënien në tremujorin e dytë të vitit 2023 dhe në tremujorin e parë të këtij viti, rënia duket se u thellua në minus 7.5% në terma vjetorë.

Telekomunikacioni, ku përfshihet media, komunikimi përmes telefonit apo internetit e të tjera, ishte sektori tjetër që duket se ka hyrë në recesion të gjatë. Tremujori i fundit pozitiv për këtë sektor ishte tremujori i parë i vitit 2024, ndërsa që nga tremujori i dytë ka pësuar rënie. Rënia u thellua në minus 3% në terma vjetorë këtë tremujor.

Rritja ekonomike prej 3.4% e tremujorit të parë u ndihmua nga rritja në sektorin Administrata Publike me 19% si dhe në sektorin e pronave të patundshme me 8%. Grupi “Shitje me shumicë e pakicë, riparim automjetesh, transport dhe magazinim, hoteleri e shërbime ushqimore,” grupi që gjatë viteve të fundit ka qenë në pararojë të rritjes ekonomike, veçanërisht për shkak të turizmit, pati një rritje prej 2.1% në tremujorin e parë të këtij viti, gjë që sugjeron se ditët e arta ndoshta kanë mbaruar. Ky është sektori që në vitin 2024 pati rritje mbi 5% dhe në vitin 2023 mbi 9%.

Po kështu, sektori i ndërtimit, i cili që nga koha e procesit të rindërtimit nga tërmeti i vitit 2019 ka qenë sektor me rritje të fuqishme, në tremujorin e parë të këtij viti pati rritje 1.8%.

Morali i fabulës është që rritja në tremujorin e parë të këtij viti, përveçse më e ulët se sa vitin e kaluar, kur rritja ishte 4%, është e paqëndrueshme. Zgjedhjet nuk mund të bëhen sërish dhe sektori publik nuk mund të zgjerohet më tutje. Sipas të dhënave të INSTAT, administrimi publik kontribuoi në 2.24% nga 3.4% që ishte rritja totale./BIRN/

 

 

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme