Sociale 5 July 2025, 09:07 Nga VNA

Konfuzioni nga falja e gjobave administrative dhe strategjia për taksat e mjeteve të pensionistëve!

Ndaje në Whatsapp
Konfuzioni nga falja e gjobave administrative dhe strategjia për taksat e

Konfuzion për faljen e detyrimeve të tatimpaguesit dhe individët krijuan edhe dy nisma të tjera të qeverisë. Së pari, ishte hyrja në fuqi e vendimit për shfuqizimin e gjobave administrative të vendosura nga 1 janar 2025 deri në 30 Nëntor 2024.

Kjo falje krijoi konfuzion te individët dhe bizneset, sidomos për institucionet zbatuese që përfshiheshin, si: Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU), Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake.

Vendimi hyri në fuqi 3 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve vendore. VKM-ja përcaktonin procedurat që do të ndiqnin institucionet më lart dhe qytetarët për gjobat që ishin shfuqizuar nëpërmjet një ligji që kishte hyrë në fuqi qysh në muajin dhjetor 2024.

Nëpërmjet ligjit “Për shfuqizimin e masave administrative të vendosura nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024 nga inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit, inspektorati kombëtar i mbrojtjes së territorit, autoriteti kombëtar i ushqimit, inspektorati shtetëror shëndetësor, si dhe Policia e Shtetit e Policia bashkiake”, përcaktonte faljen e gjobave për individë dhe biznese, për ndërtime pa leje apo ndërhyrje pa njoftim paraprak, si te objektet për qëllime banimi dhe aktivitet biznese, kryesisht në blegtori.

Po ashtu parashikohej falja e gjobave për ata që nuk zbatuan rregullat gjatë periudhës së pandemisë së Covid-19.

Një tjetër dokument strategjik i publikuar nga Këshilli i Ministrave shkaktoi perceptim për faljen e taksave dhe gjobave për automjetet në pronësi të pensionistëve.

Ndër disa lehtësi fiskale që projektoheshin për t’u ndërmarrë për moshën e tretë deri në 2030 te “Dokumenti politik për moshimin dhe plani i veprimit 2025-2030” ishte edhe heqja e taksës vjetore për automjetet vetiake të të moshuarve mbi 65 vjeç dhe reduktimi i gjobave dhe kamat-vonesave.

Strategjia u shoqërua me keqkuptim dhe reagime pasi shumë pensionistë debitorë menduan se falja do të zbatohej menjëherë. Shqetësimi për perceptim të gabuar pas publikimit të strategjisë u ngrit për Monitor nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), pasi në rang vendi deri në qershor 2025, rezultojnë 249,882 mjete debitorë, ku një pjesë dërmuese e tyre ishte në pronësi të pensionistëve.

Shuma totale e borxhit të papaguar për taksën vjetore të mjeteve të përdorura (TVMP) dhe taksën e mjeteve luksoze (TVML) arrinte vlerën e rreth 17 miliardë lekëve, ose afërsisht 170 milionë USD, me detyrime që datojnë nga viti 2012 deri më Qershor 2025.

Nisur nga numri i lartë i debitorëve të taksave të mjeteve DPSHTRR nisi t’u bëjë thirrje debitorëve për shlyerje të detyrimeve të papaguara.

Ndërsa që prej muajit janar si pjesë operacionale të planit për mbledhjen e detyrimeve përfshinte edhe dërgimin e mesazhe të personalizuara nëpërmjet e-Albania, ku debitori njoftohej për shumën e papaguar të taksave të makinave (përfshirë principalin, gjobat dhe kamatëvonesat).

Me tej pronarit debitor të mjetit nuk i ofrohet asnjë nga shërbimet prej transportit rrugor, përfshirë moskolaudimin e mjetit apo procedurat për ndryshimin e pronësisë.

Në planin e masa përfshihej edhe dërgimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor në fillim të vitit, e listës së plotë të debitorëve Drejtorive Rajonale të Tatimeve, me qëllim marrjen e masave për mbledhjen e taksave të papaguara për makinat nga bizneset, si dhe Drejtorive Rajonale të Policisë sipas qarqeve.

Ku për rastet e evidentuara të qarkullimit të mjetit në mungesë të kolaudimit, drejtuesi penalizohet me gjobë ose sekuestrim mjeti.

Të dhënat e debitorëve i janë dërguar edhe Bashkive, të cilët janë arkëtues 25% të taksave vjetore të mjeteve./Monitor

 

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme