Sociale 4 July 2025, 22:09 Nga VNA

Air BnB në Shqipëri, konkurrenca në turizëm po ul çmimet

Ndaje në Whatsapp
Air BnB në Shqipëri, konkurrenca në turizëm po ul

Po listohen më shumë apartamente, por mesatarisht po fitohet më pak. Sipas të dhënave nga Airbnb, në fillim të këtij viti ishin listuar rreth 23 mijë apartamente me qira ditore.

Ndonëse kjo shifër është gati 40% më e lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ardhurat nuk janë rritur në të njëjtin nivel. Si rezultat, fitimi mujor për një apartament të listuar ka pësuar rënie.

“Për sa kohë që janë shtuar ndjeshëm, mendoj se në uljen e të ardhurave mesatare ka ndikuar ndryshimi i strukturës së apartamenteve. Mund të jenë regjistruar apartamente me çmime më të ulëta dhe, natyrshëm, çmimi mesatar bie,” shprehet eksperti për turizmin, Besnik Vathi.

Rritja e listimeve të reja është vënë re kryesisht në Tiranë dhe në qytetet bregdetare si Vlora, Saranda, Lezha dhe Durrësi. Ndërkohë, disa qytete të tjera me potencial turistik ende nuk kanë përfituar nga ky zhvillim.

“Nëse në Pogradec apo qytete të tjera nuk vërehet ende një rritje e listimeve me qira ditore, do të thotë që turizmi atje është ende në fillesat e tij. Këto zona duhet të shoqërohen me aktivitete që i bëjnë më atraktive,” shton zoti Vathi.

Sipas të dhënave të Airbnb, pritet që korriku dhe gushti të sjellin kulmin e të ardhurave për apartamentet me qira ditore, duke arritur deri në 1500 euro në muaj, për shkak të kërkesës së lartë gjatë sezonit turistik.

 

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme