Kronika 30 April 2026, 13:15 Nga VNA

Përpunimi i stokut të dosjeve, Gjykata Administrative e Apelit hap "thesin" për juristë me 1 vit eksperincë pune....

Ndaje në Whatsapp

Përpunimi i stokut të dosjeve, Gjykata Administrative e Apelit hap

Stoku i madh i dosjeve e ka detyruar Gjykatën Administrative të Apelit të lirojë të gjitha rrugët për të punësuar juristë që do të ndihmojnë gjyqtarët. 

Madje pretendimet janë minimale për ata që do të kenë në dorë përpunimin e dosjeve gjyqësore. 

"Me qëllim rritjen e efikasitetit dhe mbështetjen e Strategjisë për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura në Gjykata, Gjykata Administrative e Apelit ka shpallur hapjen e procedurave për punësimin e 25 specialistëve (asistentë/ndihmës ligjorë). Këta specialistë do të angazhohen me kontrata të përkohshme 1-vjeçare për të ndihmuar trupat gjykuese në përpunimin paraprak të dosjeve, hartimin e relacioneve dhe përshpejtimin e shqyrtimit të çështjeve deri në zbardhjen e vendimeve",-thuhet në dokumentin e siguruar nga VNA. 

Për të aplikuar për këto pozicione, kandidatët duhet të plotësojnë disa kërkesa specifike profesionale, duke filluar nga arsimimi në drejtësi pas përfundimit të ciklit të dytë të studimeve në një universitet të akredituar. Përvoja profesionale është një kusht thelbësor, ku kërkohet jo më pak se një vit përvojë e dokumentuar si jurist. Kjo përvojë mund të jetë fituar pranë shërbimeve gjyqësore ose prokurorisë, në administratën publike qendrore apo vendore, si dhe në institucione të arsimit të lartë. Gjithashtu, ftesa u drejtohet avokatëve, kandidatëve për avokatë që kanë përfunduar stazhin minimal ose trajnimin pranë Shkollës së Avokatisë, si dhe këshilltarëve ligjorë në sektorin privat.

Përveç eksperiencës, juristët e interesuar duhet të dëshmojnë njohuri të thelluara në të drejtën publike dhe administrative, si dhe në legjislacionin që rregullon organizimin e pushtetit gjyqësor. Kandidatët duhet të zotërojnë aftësi shumë të mira për kryerjen e kërkimeve ligjore mbi jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese dhe GJEDNJ-së, si dhe të kenë kompetenca të larta në komunikimin me shkrim dhe përdorimin e teknologjisë së informacionit.

Afati i fundit për dorëzimin e shprehjes së interesit dhe dokumentacionit të plotë shoqërues është data 14 maj 2026. 

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme