Politika 12 August 2026, 20:39 Nga VNA

Standardi i dyfishtë: Ndërtimi i rrugës në Kavajë ishte "në dëm të turizmit", ndërsa shembjet e IKMT-së në Vlorë janë "zbatueshmëri ligji"

Ndaje në Whatsapp

ChatGPT Image Aug 12, 2026, 08_38_58 PM.png

Prej dy ditësh, plazhet e Qeparoit dhe Karaburuni po përballen me retë e pluhurit të betonit dhe zhurmën e mbytëse të ekskavatorëve. Me një prani masive të krerëve të policisë e IKMT-së, aksioni i shtetit ka rrafshuar një objekt 5-katësh në Himarë dhe një tjetër strukturë në Vlorë. Pamje të tilla do të ishin të zakonshme për periudhën e vjeshtës apo dimrit, por ndërhyrja po kryhet në kulmin e sezonit turistik, ku pushuesve që kanë paguar për qetësi u duhet të kalojnë mes rrënojave dhe mjeteve të rënda.

Kjo tablo e sotme përplaset drejtpërdrejt me vetë standardin që mazhoranca ka vendosur për mbarëvajtjen e sezonit. Vetëm pak ditë më parë, drejtuesi politik i PS-së, Taulant Balla, e ngriti mbrojtjen e sezonit turistik në nivelin e një parimi kombëtar kur sulmoi kryebashkiakun e opozitës në Kavajë për punimet në bulevardin e qytetit. Sipas tij, çdo ndërhyrje që krijon zhurmë, pluhur dhe pengesa në muajt e verës përbën një dëm të papranueshëm për ekonominë e bizneseve dhe imazhin e turizmit shqiptar.

Mirëpo, nëse qëndrimi i Ballës vendosi vizën se si duhet mbrojtur bregdeti nga turbullirat e punimeve në korrik e gusht, aksioni i tanishëm i IKMT-së tregon se ky standard zbatohet me dy peshore. Pyetja që lind është institucionet që merren me mbarëvajtjen e turizmit nuk kanë të njëjtin qëndrim monitorimi ditor dhe kritik ndaj aksionit të IKMT? Pse "qetësia e turistëve" harrohet sapo në lojë hyjnë mjetet e vetë shtetit?

Përfundimi mbetet ironik, qetësia e turistëve dhe mbrojtja e bizneseve nuk qenkan çështje kalendari, por çështje se kush e ka timonin e ekskavatorit. Kur një bashki e opozitës rregullon një rrugë në mes të verës, kjo cilësohet si "shkatërrim i turizmit nga papërgjegjshmëria". Ndërsa kur mjetet e rënda të shtetit shembin betone buzë detit mes çadrave të plazhit, i njëjti dëm ndaj turizmit quhet "zbatueshmëri ligji" dhe kthehet në një procedurë normale që nuk priste dot shtatorin.

Video

Mbrëmjen e sotme, Britania e Madhe përjetoi eklipsin diellor më të rëndësishëm në 27 vitet e fundit, ku Hëna mbuloi 90% deri në 96% të Diellit, sidomos në zonat perëndimore si Devon, Cornwall dhe Pembrokeshire. Ky ishte eklipsi më i theksuar i dukshëm nga Ishujt Britanikë që prej eklipsit total të vitit 1999. Fenomeni nisi rreth orës 18:08 në Edinburg dhe mblodhi mijëra qytetarë në parqe, plazhe e tarraca për të ndjekur së bashku këtë spektakël të rrallë qiellor.

Kur të ndërtojmë dhe Institutin e Tumoreve ndoshta do kemi pajisur spitalet dhe me shiringa… deri atëherë tregojmë përralla me protokolle trajtimi

Dy vatra zjarri në malin e Dajtit. Dy helikopterë hedhin ujë për të ndaluar djegien e Parkut Kombëtar.

Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe PDK-së. Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, u përplas me deputetet e PDK-së, Blerta Deliu, Eliza Hoxha dhe Ganimete Musliu, të cilat i kërkuan të thirret seanca konstituive e Kuvendit. Debati u përshkallëzua me akuza dhe kundërakuza, ndërsa në një moment Ganimete Musliu i hodhi ujë Gërvallës. Përplasjet vijuan edhe me deputetë të tjerë të të dyja forcave politike, duke detyruar pezullimin e përkohshëm të aktivitetit të Kuvendit me mërgatën.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme