Kronika 5 October 2024, 10:48 Nga VNA

"Spiun, lepur", përndiqte gjyqtarin, dënohet 31 vjeçari

Ndaje në Whatsapp
"Spiun, lepur", përndiqte gjyqtarin, dënohet 31

Gjykata e Tiranës dënoi me 8 muaj shërbim prove një 31-vjeçar për akuzën e përndjekjes së gjyqtarit të Kukësit, Aulon Pashaj.

A.B., u dënua fillimisht me 4 muaj burg, që u konvertua me shërbim prove.

31-vjecari u kallëzua nga gjyqtari Pashaj, i cili pretendonte se A.B e kërcënonte e shqetësonte pa arsye, më mënyrë të përsëritur.

Ai ka shpjeguar se A.B e ka kërcënuar me fjalët “spiun, lepur, etj”. Episodi i parë sipas gjyqtarit ka ndodhur në 2020 dhe më i fundit në 2023, kur ai po ecte në këmbë dhe A.B i është drejtuar me fjalët “ruaju ruaju prokuror”.

Gjyqtari pretendon se kjo situatë është bërë shqetësuese për të dhe familjen e tij, ndaj ka kërkuar hetimin e rastit.

I pandehuri iu tha hetuesve se nuk ka asnjë konflikt me gjyqtarin dhe se ka qenë i dehur dhe nuk mban mend veprimet e tij, megjithatë gjykata ka vendosur ta dënojë. Ai këmbëngul se nuk ka kryer më veprime që mund të shqetësojnë gjyqtarin e aq më pak të vënë në rrezik jetën e njeriut të drejtësisë. I pandehuri A.B ka deklaruar se do t’i drejtohet Gjykatës së Apelit, pasi sic argumenton dënimi për të është i padrejtë.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme