Kronika 5 October 2024, 09:24 Nga VNA

Pjesë e grupit kriminal, arrestohet i shumëkërkuari në kuadër të operacionit ndërkombëtar

Ndaje në Whatsapp
Pjesë e grupit kriminal, arrestohet i shumëkërkuari në

Policia e Shtetit arreston një të shumëkërkuar për llogari të drejtësisë italiane. Ermal Luku 41-vjeç, ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit Tornado dhe dyshohej si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që trafikonte kokainë.

Policia e Shtetit

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 18”.

Kapet në Durrës, një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit ndërkombëtar antidrogë, të koduar “Tornado”.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, një tjetër operacion është finalizuar për këtë qëllim.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Itali, në vijim të operacionit antidrogë, të koduar “Tornado” mbi vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 18”, kapi në Durrës dhe vuri në pranga shtetasin E.L., 41 vjeç, banues në Manzë, Durrës

Gjykata e Brescias /Itali me date 29.09.2024 ka lëshuar vendim "urdhër arresti ndërkombëtar" si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme