Kronika 30 October 2024, 17:53 Nga VNA

Atentati në Shkodër/ Vritet Hamza Lici, plagoset djali ish-kandidatit të PD për kryetar bashkie

Ndaje në Whatsapp
Atentati në Shkodër/ Vritet Hamza Lici, plagoset djali ish-kandidatit

Atentat mafioz në Shkodër. Dy të vrarë dhe dy të plagosur rëndë është bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur në lagjen ‘Dobraç’. Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, kundërshtar i përbetuar i grupit kriminal Bajri, ka mbetur i vrarë në vendin e ngjarjes nga breshëria e plumbave të kallashnikovit. Viktima e dytë, sipas policisë, është një grua e identifikuar si Flutura Basha, e cila po kalonte rastësisht me motor me bashkëshortin e saj, i cili po ashtu ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital.

Sipas informacioneve paraprake, Hamza Lici ka qenë duke udhëtuar me automjet S Class me targa kroate bashkë me Arlind Bushatin, kur i kanë zënë pritë. Pasi i kanë qëlluar me breshëri plumbash, automjeti ka dalë dhe ka përplasur motorin ku ndodhej gruaja që ka humbur jetën.

Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit, kandidat për kryetar i Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet e pjesshme vendore të vitit 2022, është i plagosuri i dytë. Gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë. Arlind Bushati denoncoi pak ditë më parë se ishte kërcënuar me jetë nga persona që lëviznin me motor. Pavarësisht denoncimit, askush nuk mori masa.

Ngjarja e rëndë duket se rikthen edhe njëherë përplasjet në Shkodër, mes Licëve dhe Bajrave. Nga konflikti mes këtyre dy grupeve në Dobraç dhe Kir janë shkaktuar shumë të vrarë e dhjetëra të plagosur, ndërsa të tjerë persona janë zhdukur pa gjurmë.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme