Politika 30 September 2024, 12:28 Nga VNA

Shantazhohet me mesazhe Gazment Bardhi. Bën kallëzim në SPAK

Ndaje në Whatsapp

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka depozituar kallëzim penal në SPAK pasi pretendon se është shantazhuar përmes telefonit. Ai ka marrë një mesazh me një signal me emrin Mbreti Zog, ku i është dërguar përmbajtja e pretenduar një sms mes Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasit, ku pretendohej për një shumë parash që mund ti dorëzohej Gazment Bardhit. Deputeti pretendon se dokumenti është fals dhe gjithcka bëhet për shantazh për shkaqe politike. Kallëzimi i Bardhit vjen pak ditë pas dënimit të ish-ligjvënësit Ervin Salianji.

Bardhi ka kërkuar nga SPAK-u të hetojë këto mesazhe, duke sugjeruar se pas këtyre përpjekjeve për të sajuar informacionet qëndrojnë figura publike dhe persona të krimit të organizuar që ai i ka denoncuar më parë. Kjo situatë ngre shqetësime të mëdha mbi sigurinë dhe integritetin e përfaqësuesve politikë në vend.

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme