Politika 30 Shtator 2024, 11:17 Nga VNA

Fshesa e natës nuk mbulon skandalin e mbetjeve të rrezikshme/ Pse Mirela Kumbaro duhet të japë llogari

Ndaje në Whatsapp
Fshesa e natës nuk mbulon skandalin e mbetjeve të rrezikshme/ Pse

Mirela Kumbaro ka gjetur një mënyrë aspak origjinale për t'i rënë në sy shefit të madh. Së fundmi ka nisur aksionet vullnetare për të pastruar zonat turistike.

Zonja ministre, ndoshta ka harruar se pastrimi i territorit është një detyrë funksionale e bashkive, por nuk i ka shpëtuar fakti që është përpjekur me gjithë shpirt të marrë fonde për t’i "ndihmuar" ato. Thënë shkurt, atë që bashkitë nuk pastrojnë dot ditën, Mirela Kumbaro e pastron natën. Në vend që të sigurojë qytetarët se puna e bashkive është kryer si duhet për të pastruar territorin gjatë ditës, ministrja Kumbaro ka nxjerrë “ushtrinë” e saj në terren për të pastruar natën. Kjo mbivendosje është, përveç se estetikisht e shëmtuar, edhe një faturë ekstra që e paguajnë shqiptarët.

Që të jemi të qartë, nuk po paguajmë për ndonjë inovacion ekologjik apo mbrojtje të veçantë të mjedisit. Po paguajmë për faktin se, në mungesë të kontrollit mbi bashkitë, po shtojmë faturat për punën që Ministria e Turizmit dhe Mjedisit duhej ta kishte bërë ditën.

Ndërkohë që ne përballemi me tonelatat e mbetjeve të rrezikshme që hyjnë e dalin pa gjurmë në vend, ministrja duket se ka gjetur një mënyrë të re për të justifikuar rrjedhjen e fondeve. Puna e bashkive? Në vend që të ushtrohet kontroll mbi to, më mirë të bëhet vetë puna dhe pastaj t’i ngarkohet shtetit fatura për vitet e ardhshme. Detyra saj funksionale nuk është thjesht të sigurojë fonde, por të monitorojë dhe kontrollojë se si shpenzohen ato. Me sa duket, ky është një detaj i vogël që ka kaluar pa u vënë re.

Përtej propagandës së fotove me miliona turistë, tashmë si ministre, Mirela Kumbaro duhet të përgjigjet për kontrollin, transparencën dhe menaxhimin real të mbetjeve të rrezikshme që kërcënojnë Shqipërinë. Në fund të fundit, Shqipëria ka më shumë nevojë të dijë se ku do të shkojnë anijet me mbetjet e dyshuara toksike sesa për një fshesë të natës! Ndërsa luan rolin e vullnetares shembullore, anijet me tonelata mbetje të rrezikshme po afrohen drejt Durrësit.

Më shumë se një fshesë në rrugët e bashkive, Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit duhet të japë llogari për regjistrin e mbetjeve të rrezikshme në faqen e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, i cili është zhdukur prej tre vitesh.

Që prej 2016-s, ky regjistër duhet të ishte publik dhe i përditësuar, por askush nuk ka një shpjegim të qartë se ku përfundojnë mbetjet e rrezikshme të kompanive që kanë licencat e miratuara nga ministria juaj. Sot kjo është një pyetje më shumë në "ekzilin" e transparencës: Kur Sokolaj apo Kurumi përpunojnë tonelata mbetje, ku i dërgojnë? Nga hyjnë dhe ku dalin mbetjet e rrezikshme, që ne të mos përfundojmë duke u "pastruar" prej tyre për së mbrapshti?

Po, e kuptoj që mund të jetë e lodhshme të merresh me këto pyetje, veçanërisht kur është shumë më e lehtë të dalësh me një fshesë simbolike në plazh. Por detyrat e Ministrisë së Mjedisit nuk janë thjesht fasada televizive. VKM-ja nr. 472 e vitit 2015 ju bën të qartë: ju keni për detyrë të krijoni dhe të mbani një regjistër publik të mbetjeve dhe ndotësve, për të cilin populli ka të drejtë të dijë dhe të marrë pjesë në vendimmarrje. Dhe jo, këtë nuk mund ta mbuloni me një aksion të pastër (sa për sy e faqe) në ndonjë plazh të largët.

Një nga çështjet më të rëndësishme në menaxhimin e mbetjeve në Shqipëri është transparenca në lidhje me regjistrin e mbetjeve të rrezikshme dhe ndotësve. Megjithatë, kjo transparencë mbetet ende një premtim i papërmbushur. Prej më shumë se tre vitesh, faqja zyrtare e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit nuk përmban të dhëna për regjistrin zyrtar të mbetjeve, një detyrim ligjor që duhet të ishte zbatuar që nga viti 2016. Kjo gjendje jo vetëm që është në kundërshtim me ligjin, por rrezikon shëndetin publik dhe mjedisin duke penguar pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrjen mjedisore dhe kontrollin e ndotësve.

Pyetja që ngrihet është: a është marrë ndonjëherë Ministria e Mjedisit me verifikimin e lejeve dhe licencave të dhëna kompanive si Sokolaj apo Kurum? A është bërë ndonjë përpjekje për të kontrolluar sasinë reale të mbetjeve të rrezikshme që ata përpunojnë, dhe a është rakorduar ndonjëherë se ku hyjnë dhe ku dalin këto mbetje? Transparenca në këtë fushë është thelbësore për të siguruar që kompanitë po respektojnë standardet mjedisore dhe që mbetjet e rrezikshme po trajtohen siç duhet, në mënyrë që të mos përfundojnë në mjedis apo të kërcënojnë shëndetin publik.

Mosrespektimi i këtyre detyrimeve është një shkelje e rëndë e të drejtave të qytetarëve për të marrë informacion të saktë mjedisor dhe një sfidë e vazhdueshme për përmirësimin e cilësisë së ajrit, ujit dhe tokës në Shqipëri. Me publikun që ka të drejtë të japë komente dhe të ngrejë ankesa, autoritetet duhet të rikthejnë urgjentisht transparencën në proceset mjedisore dhe të garantojnë që regjistri i mbetjeve të jetë funksional dhe i qasshëm për të gjithë.

Këto të dhëna mund të mbahen të fshehta për publikun, por ndoshta organet hetimore që po merren me çështjen e mbetjeve të rrezikshme nuk do mjaftohen me një fshesë për të hequr pluhurin. Por do ta hetojnë siç duhet dhe do të nxjerrin përgjegjësi të vërteta.

Video

Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së një avioni të kompanisë TUI, tip Boeing 737-8, i quajtur “Patra”. Ngjarja ndodhi kur një shkallë ku ishin ngjitur gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar momentin u shemb papritur. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me ambulancë në spital për trajtim mjekësor. Të lënduarit janë një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan dëmtime në gjymtyrë. Persona të tjerë të medias që ndodheshin në vendngjarje pësuan lëndime të lehta dhe nuk patën nevojë për shtrim në spital. Dyshohet se shkalla u shemb për shkak të mbingarkesës, pasi mbi të ishin ngjitur rreth 10–15 persona për të siguruar pamje më të mira.

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme