Politika 29 September 2024, 11:34 Nga VNA

Salianji paralajmëron kallëzim penal ndaj Fatmir Xhafajt: Test i ri për SPAK dhe pasojat e mundshme për ish-ministrin e Brendshëm

Ndaje në Whatsapp
Salianji paralajmëron kallëzim penal ndaj Fatmir Xhafajt: Test i ri

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji paralajmëroi kallëzim penal ndaj Fatmir Xhafajt, ish-ministër i Brendshëm, për hetimin e pasurisë së tij dhe të familjarëve. Deklaratën Salianji e bëri pak përpara se të paraqitej në policinë e Tiranës, ku edhe do të niste vuajtjen e dënimit me 1 vit burgim për kallëzim të rremë për çështjen Babale. Kallëzimi pritet të dorëzohet të hënën pranë Prokurorisë së Posaçme, pasi, sipas Salianjit, ish-ministri Xhafaj duhet t’i nënshtrohet hetimit të pasurisë, përderisa vëllai i tij, Geron alias Agron Xhafaj, ka vuajtur një dënim për trafik droge dhe grup kriminal në Itali. Sipas ligjit, të gjithë personat e dënuar për krim të organizuar iu është hetuar pasuria e tyre dhe e familjarëve apo personave të bashkëlidhur me ta. Në rastin e Geron Xhafajt kjo nuk ndodhi. Por pas dënimit, ish-ligjvënësi Ervin Salianji ka vendosur t’i kujtojë SPAK se duhet të hetojë pasurinë e ish-ministrit të Brendshëm. Në rastin konkret, kazusi do të jetë interesant. Fatmir Xhafaj njihet si arkitekti i reformës në drejtësi, në kuadër të së cilës u krijua dhe Prokuroria e Posaçme. Nën zë thuhet se disa prej prokurorëve të SPAK janë të besuar të Fatmir Xhafajt dhe sigurisht nuk do të mund të hetonin njeriun që i ka katapultuar në karrierë. Thënë kështu, kallëzimi penal për Fatmir Xhafajn që pritet të dorëzohet nga ekipi ligjor i Ervin Salianjit, do të jetë test për prokurorinë e Posaçme, e cila do të duhet të dëshmojë paanshmëri. Nisur kjo edhe nga fakti se sërish Fatmir Xhafaj po tenton me çdo kusht që, përmes një komisioni anti-SPAK, po përpiqet të vërë nën darë edhe ato elementë të prokurorisë së Posaçme që nuk i ka nën kontroll. A do ta përshpejtojë kjo padi e Salianjit ngritjen e komisionit anti-SPAK? Dhe a do t’i bashkohet dhe opozita kësaj nisme? Sepse, siç duken gjërat, një shqetësim të përbashkët kanë të dyja palët dhe ai është: SPAK. Tani ky institucion duket se është shqetësim edhe për vetë Fatmir Xhafajn, “babain” e reformës që ngjan se po e përdor jo pak edhe për interesat personale të tij dhe familjarëve.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme