Politika 28 September 2024, 12:13 Nga VNA

Edi Rama: Lufta Kundër Terrorit Kërkon Bashkim Global, Hamas një Shembull i Antidemokracisë

Ndaje në Whatsapp
Edi Rama: Lufta Kundër Terrorit Kërkon Bashkim Global, Hamas një

Kryeministrit Edi Rama në fjalën e tij në aktivitetin e organizuar në SHBA për kontributin dhe vlerësimin e Shqipërisë dhënë për strehimin dhe mbrojtjen e Hebrenjve foli në lidhje me luftën mes Hamasit dhe Izraelit.

Rama: Dua të adresoj elefantin në dhomë. Nuk është e lehtë të mbajmë këtë takim nën sfondin e sulmeve të dhimbshme dhe vuajtjeve që solli sulmi i 7 tetorit për popullin e Izraelit dhe dhimbjet që lufta në Gaza po sjell për shumë palestinezë të pafajshëm.
Ndërsa bota mund të jetë e ndarë në lidhje me mënyrën si mund të dalim nga kjo luftë, është pa dëshmuar klithmat e dhimbjes së njerëzve në Gaza, është marrëzi me pasoja shkatërruese të mos jemi të bashkuar në luftimin e terrorit.
Hamasi një nga shëmbëlltyrat më të këqija antidemokratike në botë.

Edi Rama: Për ata që nuk kanë qenë kurrë në Tiranë, atje ka një bunker të nëndheshëm në qendër të qytetit. U ndërtua për t’i bërë ballë sulmit të NATO-s. Sot është transformuar në një hapësirë kushtuar viktimave që e ndërtuan. Bunkeri të kujton një ngjasim modest të Yad Vashemit: Brenda shkallëve, poshtë fotografive të mijërave shqiptarëve të vrarë nga regjimi ynë i stilit koreanoverior në mes të Europës, disa shkronja neoni formojnë fjalët e Primo Levit, ‘ata që harrojnë të shkuarën, janë të dënuar ta jetojnë sërish’.

Po e sjell këtu jo për të hequr ndonjë paralelizëm të pamundur midis shfarosjes së tmerrshme masive të miliona hebrenjve nga regjimi nazist dhe vdekjeve tragjike që regjimi ynë komunist u solli mijëra të pafajshëm që u shpallën armiq të popullit, por thjesht për t’ju thënë të gjithëve ju se ne, shqiptarët, e njohim si dhimbjen e pashembullt të plagëve të mëdha të historisë, ashtu dhe nevojën e pakrahasueshme, ashtu dhe nevojën për të mos i harruar kurrë shkaqet e tyre. Jemi dy kombe të vegjël si madhësi, por me shpirt të jashtëzakonshëm. Madje, u lumturova kur mësova se popullsia në Izrael arriti në 10 milionë banorë, sepse besoj se çdo hebre i porsalindur është një bekim jo vetëm për Izraelin, por për mbarë botën, borxhi i së cilës ndaj hebrenjve nuk mund të fshihet kurrë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme